TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Apeli anulon dënimin prej 13 vjetësh ndaj Muhamet Alidemajt, rasti kthehet në rigjykim

by Tëvë1
45 minuta ago
0
A A
Apeli anulon dënimin prej 13 vjetësh ndaj Muhamet Alidemajt, rasti kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin me të cilin Muhamet Alidemaj ishte dënuar me 13 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile, duke e kthyer rastin në rigjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Departamenti Special i Apelit ka aprovuar ankesën e Alidemajt dhe mbrojtësit të tij, duke konstatuar shkelje esenciale të procedurës penale dhe mangësi në vlerësimin e provave nga gjykata e shkallës së parë.

Në komunikatën e lëshuar të mërkurën, Apeli ka bërë të ditur se të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në vendimin e ardhshëm të gjykatës së shkallës së parë.

Sipas arsyetimit të Apelit, Gjykata Themelore nuk ka dhënë shpjegime të mjaftueshme lidhur me veprimet konkrete dhe kontributin e Alidemajt në bashkëkryerjen e veprës penale.

Po ashtu, është vlerësuar se gjykata e shkallës së parë është mbështetur vetëm në deklaratat e tre dëshmitarëve, pa i trajtuar në mënyrë të plotë provat e tjera të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Apeli ka evidentuar edhe mungesën e shqyrtimit të veçantë të pretendimeve të mbrojtjes, si dhe të çështjes së identifikimit të të akuzuarit, për të cilat kishte dhënë vërejtje edhe në vendimin e mëparshëm për kthimin e rastit në rigjykim.

Ndryshe, më 2 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur Alidemajn fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e kishte dënuar me 13 vjet burgim. Në këtë dënim ishte përfshirë edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 30 marsi 2021.

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit i ka dhënë udhëzime konkrete Gjykatës Themelore për rigjykimin, duke kërkuar që të vlerësohen të gjitha provat, përfshirë deklaratat e dëshmitarëve të mbrojtjes, procesverbalet e identifikimit dhe provat e tjera materiale.

Gjithashtu, gjykata duhet të japë arsyetim të qartë për faktet që i konsideron të vërtetuara ose të pavërtetuara dhe të përshkruajë veprimet konkrete të të akuzuarit në përputhje me provat e administruara.

Ky është rikthimi i sërishëm i rastit në rigjykim, pasi sipas Apelit, mangësitë e evidentuara në vendimin e mëparshëm nuk janë eliminuar.

Tags: Gjykata e ApelitTeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kallas paralajmëron vazhdimin e dialogut Kosovë–Serbi, tregon kushtin për takimin e radhës

Kallas paralajmëron vazhdimin e dialogut Kosovë–Serbi, tregon kushtin për takimin e radhës

BQK: Komisioni Evropian vlerëson progresin e reformave në sektorin financiar

​Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e Italisë, mbyllur për media

​Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e Italisë, mbyllur për media

Policia jep detaje për operacionin e AKI-së dhe Prokurorisë: Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë, para dhe armë

Policia jep detaje për operacionin e AKI-së dhe Prokurorisë: Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë, para dhe armë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën