TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfaqësuesi i Kosovës iu tregon rumunëve çfarë i pret në Prishtinë, Sadriu: Drita ka tifozë të jashtëzakonshëm, duan të shkruajnë historinë

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Përfaqësuesi i Kosovës iu tregon rumunëve çfarë i pret në Prishtinë, Sadriu: Drita ka tifozë të jashtëzakonshëm, duan të shkruajnë historinë

Leard Sadriu, mbrojtësi 24-vjeçar kosovar që aktualisht luan për FC Argeș në Superligën rumune, ka folur për ndeshjen e kthimit mes Dritës dhe FCSB-së në raundin e tretë të Ligës së Evropës.

Mbrojtësi ferizajas theksoi rëndësinë historike që ka kjo përballje për klubin kosovar, i cili kërkon për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të një gare evropiane.

Pas fitores 3-2 të FCSB-së në ndeshjen e parë në Arenën Kombëtare, Sadriu vlerëson se ndeshja e kthimit në Prishtinë do të jetë shumë sfiduese, veçanërisht për shkak të mbështetjes së zjarrtë që tifozët e Dritës, të njohur si “Intelektualët”, do të japin në stadium.

Sadriu, i cili ka luajtur më parë te Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, tha se Drita ka një mundësi të jashtëzakonshme për të bërë histori, duke mposhtur një skuadër të fortë si FCSB dhe duke siguruar një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ai shpjegoi se edhe pse FCSB ka avantazh për golin e shënuar në Prishtinë, kjo nuk do ta bëjë të lehtë kalimin e Dritës, pasi atmosfera dhe mbështetja e tifozëve do të jetë një faktor i madh motivimi.

“Po, sigurisht, ky është një avantazh i vogël për FCSB, sepse normalisht ata kanë një gol shtesë në fillim të ndeshjes së dytë. Por mendoj se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë as për rumunët… Mendoj se Drita ka disa nga tifozët më të mirë në Kosovë dhe do të jetë një mbështetje e mirë për ekipin, duke u përpjekur të bëjë të pamundurën dhe të shkruajë histori me ekipin. Kjo sepse Drita nuk ka luajtur kurrë në asnjë fazë grupesh të garave evropiane dhe ata me të vërtetë dëshirojnë ta arrijnë këtë”, deklaroi Sadriu për GSP.ro.

“Tifozët e Dritës janë më të motivuar se kurrë, është shansi i tyre për të bërë histori, dhe motivimi është edhe më i madh kur luajnë kundër një ekipi të madh si FCSB. Po, tifozët e Dritës janë pjesë e grupit “Intelektualët”  dhe njihen si ultrasit më të mirë në Kosovë për shkak të atmosferës që krijojnë gjatë ndeshjeve”, vazhdoi tutje mbrojtësi ferizajas.

Mbrojtësi i FC Argeș u ndal edhe te situata e krijuar në ndeshjen Rumani-Kosovë në nëntor 2024, ku pati tensione për shkak të thirrjeve nga tifozët rumunë që lidheshin me konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Si nuk e mbajë në mend atë ndeshje. Isha në bankën rezervë, nuk luajta, por u zgjodha në skuadër”.

“Nuk dua të flas shumë për atë që ndodhi, është për të kaluarën. Lufta nuk është e mirë për vendin tonë dhe është serioze kur dëgjojmë gjëra që janë kundër nesh”, tha Sadriu.

Megjithatë, Sadriu tregoi se në qytetin rumun Pitești, ku luan aktualisht, u prit shumë mirë nga njerëzit dhe tifozët, të cilët e kanë përqafuar si një nga lojtarët e tyre të preferuar. Kjo mbështetje e ka ndihmuar atë të ndihet i motivuar dhe i integruar mirë në klub.

“Jo, nuk kam probleme sepse, meqenëse tifozët dhe njerëzit në Piteşti më pritën… Ata më pritën me krahë hapur dhe ishin shumë respektues me mua. Ndihem sikur jam një nga lojtarët e tyre të preferuar, të njerëzve atje, dhe kjo më ndihmon shumë të ndihem mirë dhe i motivuar në këtë klub. Ndihem shumë mirë”, përfundoi Sadriu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Neymar konfirmon tërheqjen nga Brazili

Neymar konfirmon tërheqjen nga Brazili

Përplasje e re mes FIFA-s dhe UEFA-s, evropianët kërcënojnë bojkotimin e grave të FIFA-s

Përplasje e re mes FIFA-s dhe UEFA-s, evropianët kërcënojnë bojkotimin e grave të FIFA-s

Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League

Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

Zelensky thotë se SHBA-ja ka pranuar t’i japë Ukrainës licenca për të prodhuar sistemet raketore Patriot

Raporti preliminar i IKKL-së: Në luftën e fundit në Kosovë u vranë 12 mijë e 230 persona

Raporti preliminar i IKKL-së: Në luftën e fundit në Kosovë u vranë 12 mijë e 230 persona

Të paktën 20 ushtarë të vrarë në sulmet amerikano-saudite në Irak

Të paktën 20 ushtarë të vrarë në sulmet amerikano-saudite në Irak

Kongresisti amerikan i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës

Kongresisti amerikan i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës

Neymar konfirmon tërheqjen nga Brazili

Neymar konfirmon tërheqjen nga Brazili

Këta janë kandidatët LDK-së për deputetë nga Prishtina

LDK paralajmëron masa ndaj zyrtarëve për presion ndaj delegatëve para Kuvendit të jashtëzakonshëm

Polici që u godit për vdekje nga vetura në Vërmicë ishte duke patrulluar në këmbë, Policia jep detaje për rastin

Arrestohet kosovari, kapet në Vërmicë duke kontrabanduar tre pakistanezë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën