TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese

by teve1
4 muaj ago
2
A A
PDK sot zgjedh kryetarin e ri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vlerësuar se me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është shmangur, siç thotë ajo, një nga shkeljet më të rënda të Kushtetutës dhe një tentativë e rrezikshme për demokracinë në vend.

Në një komunikatë për media, PDK ka deklaruar se përpjekjet për të imponuar një proces të njëanshëm dhe jashtë kornizës kushtetuese kanë dështuar, ndërsa sipas saj institucionet e Republikës dhe rendi kushtetues janë mbrojtur.

Partia opozitare ka akuzuar pushtetin aktual si përgjegjës kryesor për krizën politike, duke e cilësuar si shkaktar të bllokadave institucionale, keqqeverisjes, krizave ekonomike dhe, siç thuhet në reagim, “shpërdorimit të besimit të qytetarëve”.

“Pushteti aktual mban përgjegjësinë kryesore për krizën e krijuar, si shkaktar i krizave të njëpasnjëshme politike, i keqqeverisjes, i krizave ekonomike, i shpërdorimit të besimit të qytetarëve dhe i abstenimit nga përgjegjësitë ndaj shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

PDK ka theksuar se, në përputhje me Kushtetutën, vendi tashmë hyn në një proces të ri zgjedhor dhe kërkon nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes që të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve të reja brenda afateve ligjore, duke garantuar një proces të rregullt, të lirë dhe demokratik.

Në këtë kontekst, partia opozitare u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përgatiten për zgjedhje të reja dhe, përmes votës së tyre, të refuzojnë, siç u shpreh, “logjikën e përçarjes, bllokadës dhe aventurave institucionale”.

“Kosova ka nevojë për një drejtim të ri, për stabilitet, përgjegjësi dhe zhvillim. Ka nevojë për institucione që funksionojnë dhe për një qeverisje që respekton Kushtetutën, jo që përpiqet ta mbizotërojë atë”, thuhet më tej në reagim.

PDK ka përfunduar deklaratën duke thënë se “Republika u mbrojt sot” dhe se tani, sipas saj, radha i takon qytetarëve për të vendosur përmes votës së tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dirk Schuebel, ambasador i BE-së në Kosovë

Dirk Schuebel, ambasador i BE-së në Kosovë

Arrestohen kirurgët e dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë

Aktakuzë ndaj dy mjekëve në Vushtrri për marrje ryshfeti, ndaj nëntë personave për dhënie

Bislimi: Vendimi për mos të lejuar kandidaturën është anti-statutar

U propozua për president, vjen reagimi i parë i Faton Bislimit

Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës

Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës

Tjetër medalje e argjendtë për peshëngritësin Rostami

Tjetër medalje e argjendtë për peshëngritësin Rostami

Dirk Schuebel, ambasador i BE-së në Kosovë

Dirk Schuebel, ambasador i BE-së në Kosovë

Jep dorëheqje ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë

Jep dorëheqje ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë

Arrestohen kirurgët e dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë

Aktakuzë ndaj dy mjekëve në Vushtrri për marrje ryshfeti, ndaj nëntë personave për dhënie

Bislimi: Vendimi për mos të lejuar kandidaturën është anti-statutar

U propozua për president, vjen reagimi i parë i Faton Bislimit

Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës

Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës

Kosova fiton medaljen e tetë, Rostami i argjendtë

Kosova fiton medaljen e tetë, Rostami i argjendtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën