TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga Kurti për fabrikën e prodhimit të dronëve

by teve1
2 javë ago
1
A A
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga Kurti për fabrikën e prodhimit të dronëve

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar hetim institucional për pretendimet mbi dronët dhe transparencë të plotë për fabrikën e municionit, pas raportimeve të mediave lidhur me vërtetësinë pamjeve të publikuara nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore.

Në një konferencë për media, kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, duke thënë se ky mashtrim publik është problem institucional dhe i sigurisë kombëtare, theksoi se qytetarët duhet ta dinë të vërtetën.

“Gjatë fushatës zgjedhore, ish-kryeministri Kurti promovoi publikisht edhe përmes vizitës atë që u paraqit si fabrikë e prodhimit të dronëve ushtarak në Gjilan, duke lënë të kuptohet se në Kosovë po prodhohen dronë dhe kapacitete të avancuara teknologjike për siguri. Prodhimi i dronëve nuk është aktivitet simbolik apo promovues. Ai kërkon infrastrukturë të certifikuar, personel të specializuar inxhinierik, protokolle të sigurisë dhe mbikëqyrje shtetërore, licenca e autorizime të qarta ligjore, testime të shumta teknike dhe operative. Asnjë prej këtyre nuk mund të zëvendësohet me video promocionale apo me montazh vizual. Prodhimi real i dronëve është proces i gjatë, i verifikueshëm dhe i dokumentuar, jo diçka që imitohet për kamera. Kur një kryeministër paraqet si kapacitet shtetëror diçka që nuk ka kaluar këto faza themelore, problemi nuk është vetëm etik. Problemi është institucional dhe i sigurisë kombëtare. Prandaj kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë që të verifikojnë këtë mashtrim publik, keqpërdorim institucional dhe trajtim serioz në deklarimet e rreme në një sektor jetik për shtetin”, ka deklaruar Kabashi-Ramaj.

Ajo ka shtuar se siguria kombëtare e Republikës së Kosovës nuk duhet të jetë material për video promovuese, montazh, shfaqje për kamera e as pronë nuk është pronë e një qeverie apo kryeministri.

“Situatë të ngjashme nga ish-kryeministri kemi pasur edhe me deklaratat për fabrikën e municionit, por asnjë qytetarë nuk ka parë plan të qartë, partneritet industrial të certifikuar, standarde të sigurisë dhe cilësisë, apo afate të besueshme dhe të verifikueshme”, ka theksuar deputetja e PDK-së.

Kabashi-Ramaj ka nënvizuar se shtyllat e sigurisë së shtetit të Kosovës kanë qenë dhe duhet të mbeten ndërtimi gradual i kapaciteteve reale dhe të verifikuara të mbrojtjes, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësimi në NATO dhe bashkëpunimi i thellë me vendet aleate.

“Kapacitetet reale të mbrojtjes përfshijnë forcimin profesional të FSK-së, planin 10 vjeçar për transformim duhet ta përfundojnë mbrojtjen ajrore dhe kundër – dronëve në koordinim me aleatët tanë, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, si dhe qëndrueshmërinë shtetërore ndaj krizave”, është shprehur ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Dugolli për Gjykatën Speciale: Krijimi i saj është gabimi më i madh, UÇK-ja ka luftuar për drejtësi

Dugolli për Gjykatën Speciale: Krijimi i saj është gabimi më i madh, UÇK-ja ka luftuar për drejtësi

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

14 persona të arrestuar në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Bastisje në Podujevë, arrestohen dy persona për mashtrim dhe posedim armësh

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

​Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

​Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Dugolli për Gjykatën Speciale: Krijimi i saj është gabimi më i madh, UÇK-ja ka luftuar për drejtësi

Dugolli për Gjykatën Speciale: Krijimi i saj është gabimi më i madh, UÇK-ja ka luftuar për drejtësi

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

14 persona të arrestuar në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore

​“Nature”: Truri i burrave plaket më shpejt se ai i grave

​“Nature”: Truri i burrave plaket më shpejt se ai i grave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Bastisje në Podujevë, arrestohen dy persona për mashtrim dhe posedim armësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën