TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK kritikohet për mosvotimin e Dimal Bashës

by tëvë1
1 vit ago
5
A A
PDK kritikohet për mosvotimin e Dimal Bashës

Partia Demokratike e Kosovës, po kritikohet pasi nuk votoi të propozuarin e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, deputetin Dimal Basha.

Kritikat vijnë psi PDK kishte thënë se nuk e voton asnjë të propozuar që ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti2, por që do të votonte deputetë që janë të pranueshëm.

Megjithatë të dielën, PDK-ja nuk votoi Bashën.

Për këtë veprim ajo është kritikuar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe figura publike.

Eugen Cakolli nga PDK ka thënë se pavarësisht arsyetimit dallimi në qëndrime është fakt.

“Në anën tjetër, PDK-ja dhe disa deputetë të tjerë nuk iu qëndruan pas deklarimeve të tyre. Edhe pse vetë kishin vendosur si kriter mbështetjen vetëm për kandidatë që nuk kanë qenë ministra, sot nuk votuan për një të tillë. Nuk ka rëndësi se si e arsyetojnë – mospërputhja me qëndrimet e mëhershme është fakt. Në këtë situatë mosbesimi e loje nervash, zgjidhja nuk është më aq e largët. Megjithatë, ajo varet nga vullneti i LVV-së për konsultim real dhe konstruktiv dhe nga gatishmëria e grupeve tjera për t’iu qëndruar pas premtimeve të tyre publike”, ka shkruar ai në Facebook.

Kritika për PDK-në, ka dhënë edhe Albert Krasniqi nga Demokraci +.

“Meqenëse propozimet po mbahen të fshehta deri në seancë, sikur të ishin vezë “Kinder Surprise”, partitë që kanë deklaruar se do të mbështesin vetëm profile të caktuara kandidatësh, duhet të jenë më të përgatitura për të votuar kur paraqitet një kandidat që i plotëson këto kritere. Duke mos votuar, opozita i jep mundësinë VV-së të fitojë betejën publike, duke u paraqitur si pala që po bën përpjekje për konstituimin e Kuvendit, ndërsa opozita shihet si bllokuese”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se PDK-ja tregoi dobësi.

“Pra, nuk vlen pohimi që fajtore për bllokadë është kokëfortësia e Kurtit që kompromisin e kupton si dobësi. Ky pohim doli të jetë thjesht një flluskë sapuni. Duke abstenuar për kandidaturën e deputetit Dimal Basha, që e plotësonte kriterin e vendosur nga PDK-ja që janë të gatshëm të votojnë këdo tjetër pos Mimoza Kusarit dhe anëtarëve të qeverisë Kurti 2, PDK tregoi dobësi, mungesë lidershipi dhe, para syve të popullit, doli të jetë hipokrite”, ka shkruar Kryeziu.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ata kërkaun një konsultim para votimit, por që kryesuesi i seancës nuk e pranoi dhe për këtë e refuzuan.

Krasniqi: Nuk na u dhanë 10 minuta konsultime, ndoshta Bashën do ta kishim kryetar Kuvendi

Dimal Basha u votua nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi dhe ai i AAK-së, Bekë Berisha, por nuk mjaftuar për tu zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Seanca e radhë pritet të mbahet të martën./teve1.info/

Tags: Dimal BashapdkTeve1votimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Rama pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Jemi plotësisht transparentë

Rama pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Jemi plotësisht transparentë

​Protestë edhe në Mitrovicë: E rëndë mos me qenë njeriu i sigurt në shtëpinë e vet

​Protestë edhe në Mitrovicë: E rëndë mos me qenë njeriu i sigurt në shtëpinë e vet

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Arlinda Zekaj kishte raportuar në polici se ish-burri i saj kishte armë, por askush s’e verifikoi, u gjet pas vrasjes

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Vdekja e Arlindës të mos mbetet vetëm një raport në arkivat e institucioneve

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Vdekja e Arlindës të mos mbetet vetëm një raport në arkivat e institucioneve

Kryeprokurori i Shtetit merr pjesë në Forumin e Pestë të Kryeprokurorëve të Ballkanit në Turqi

Kryeprokurori i Shtetit merr pjesë në Forumin e Pestë të Kryeprokurorëve të Ballkanit në Turqi

Shqiptarja nga Peja që qëndron pas interierit të kafenesë në New York që vizitoi Jennifer Lopez

Shqiptarja nga Peja që qëndron pas interierit të kafenesë në New York që vizitoi Jennifer Lopez

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën