TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet njohja e femicidit si vepër e veçantë penale

Një protestë kundër vrasjes së grave u mbajt të martën në Prishtinë. Rrjeti i Grave të Kosovës protestoi duke kërkuar nga institucionet që femicidi të njihet si vepër e veçantë penale dhe rastet e tilla të trajtohen me urgjencë

by Arlind Beqiraj
6 minuta ago
0 0
A A

Protesta nisi në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi para Qeverisë në Prishtinë.

Nën moton “Kundër vrasjes së grave  Femicidi është urgjencë kombëtare”, Rrjeti i Grave të Kosovës protestoi duke paraqitur disa kërkesa.

Aktivistet kërkuan që femicidi të njihet si vepër e veçantë penale në Kodin Penal të Kosovës.

“Femicidi urgjencë kombëtare! Kur një grua vritet për shkak të gjinisë së saj, ligji duhet me e emërtuar atë vrasje si femicid. E hetimi duhet me u kthyer te krejt çka i ka paraprirë asaj vrasjeje. A ka pasur dhunë? A ka kërcënuar dikush? A ja ka kontrolluar lëvizjet, telefonin, paratë? A ka përndjekur kur ajo ka vendosur me u larguar? A ka kërcënuar se ka me ja marrë fëmijët? Motivi gjinor dhe krejt historia e dhunës duhet me u hetuar që në fillim”, tha Zana Hoxha, aktiviste.

Protesta u organizua në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Njëkohësisht, shënoi fillimin e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

“E dyta që po kërkojmë: Kosova duhet me e krijuar mekanizmin që në botë njihet si ‘Femicide Ëatch.’ Kjo i bie që duhet me u monitoruar krejt rastet e vrasjeve të grave dhe me i analizuar edhe ato të viteve të kaluara. Për secilin rast duhet me ditur: a u raportua ajo dhunë nga ajo grua? Kujt i ishte drejtuar dhe çka kishte bërë institucioni që e ka marrë këtë raportim?”, u shpreh Hoxha.

Ndërkaq, përfaqësuesja e RrGK-së, Besarta Bresnica, kërkoi nga institucionet që femicidin ta trajtojnë me urgjencë.

“Në emër të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe 108 organizatave tona anëtare, sot kërkojmë që institucionet e Republikës së Kosovës ta trajtojnë femicidin me urgjencën dhe seriozitetin që kërkon”, tha ajo.

Mbështetje të plotë këtyre kërkesave, u dhanë edhe qytetarët pjesëmarrës në protest.

“Duhet të shkojmë e kërkojmë të drejta të plota të grave. Se gratë këtu nuk i kanë të drejtat e plota. Ka diskriminime të mëdhaja të grave, sidomos ato të cilat janë për lindje, po i qesin prej kompanisë”, tha qytetari Fadil Berisha.

“Veprimet e tilla do të dënohen me dënime të rënda jo të dënohen për pak kohe e pastaj të lirohen natyrisht që vrasësit do të vazhdojnë me krimet e tjera”, u shpreh Shukrije Gashi-qytetare.

Protesta zgjati rreth 40 minuta, dhe përfundoi me shpërndarjen e qetë të protestuesve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtyhet Seanca “Capat dhe Sekiraqët” – sëmuret Fatos Abazi

Shtyhet Seanca “Capat dhe Sekiraqët” – sëmuret Fatos Abazi

Kuçi: Serbia ndryshon udhëheqjen, por jo kursin gjeopolitik, BE-ja të mos përsërisë gabimet

Kuçi: Serbia ndryshon udhëheqjen, por jo kursin gjeopolitik, BE-ja të mos përsërisë gabimet

Vrasja e rreshterit Lika-bëhen publike përgjimet e bisedave telefonike mes të akuzuarve

Vrasja e rreshterit Lika-bëhen publike përgjimet e bisedave telefonike mes të akuzuarve

​13 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës

​13 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën