TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi: Veriu, arritja më e madhe e Qeverisë Kurti, por në sektorë të tjerë ka pasur ngecje

by teve1
9 minuta ago
0
A A
Gashi: Veriu, arritja më e madhe e Qeverisë Kurti, por në sektorë të tjerë ka pasur ngecje

Drejtori ekzekutiv i organizatës “SBUNKER”, Fitim Gashi, ka komentuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1 pikat që Lëvizja Vetëvendosje i ka cilësuar si të arriturat kryesore të mandatit të saj qeverisës.

Gashi e ka vlerësuar situatën në veri të Kosovës si arritjen më të madhe të Qeverisë Kurti, duke thënë se qeveria aktuale ka ndërmarrë veprime që, sipas tij, nuk i kishin bërë qeveritë e mëparshme.

“Pajtohem që veriu është arritja më e madhe e kësaj qeverie, pra le të themi krenaria më e madhe që edhe ata vetë e pranojnë. Situata në veriun e Kosovës dhe transformimi që ka ndodhur në gjashtë vitet e fundit, ajo çfarë ka bërë qeveria aktuale nuk është se e kanë bërë qeveritë e kaluara”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se qeveritë e mëparshme, sipas vlerësimit të tij, nuk kanë pasur vullnet të mjaftueshëm për t’i adresuar strukturat ilegale në veri, ndërsa ka shtuar se një pjesë e madhe e strukturave paralele të mbështetura nga Serbia tashmë janë mbyllur.

Megjithatë, Gashi ka vlerësuar se në këtë pjesë të vendit mbetet ende punë për t’u bërë, veçanërisht në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë, të cilët i ka cilësuar si dy prej sektorëve kryesorë ku vazhdojnë të funksionojnë struktura paralele.

“Veriu do të vazhdojë të mbetet temë ose çështje me të cilën duhet të merret qeveria, për shkak se ka ende edhe sektorë të tjerë. Dy prej sektorëve kryesorë në komunat e populluara kryesisht me serbë janë arsimi dhe shëndetësia paralele”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sa u përket fushave të tjera të qeverisjes, drejtori ekzekutiv i “SBUNKER” ka vlerësuar se ka pasur shumë ngecje, duke shtuar se nuk sheh ndonjë çështje në të cilën është arritur një hap përfundimtar dhe prej së cilës qytetarët kanë pasur përfitime të prekshme.

Kritik ka qenë edhe për politikën e jashtme dhe diplomacinë, të cilat i ka cilësuar si jofunksionale.

Sipas Gashit, suksesi kryesor në këtë drejtim kanë qenë katër njohjet e reja të Kosovës, por ai ka theksuar se meritat për to nuk i takojnë vetëm qeverisë.

Në këtë proces, sipas tij, rol ka pasur edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, si dhe partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë që kanë lobuar për njohjen e Kosovës.

Ai ka vënë në dukje edhe mungesën e përparimit në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si një nga mangësitë e politikës së jashtme gjatë mandatit qeverisës.

“Politika e jashtme ka qenë jofunksionale dhe nuk e ka luajtur rolin që duhet ta ketë. Suksesi më i madh kanë qenë katër njohjet e reja, për të cilat nuk mund të thuhet se meritën e ka pasur vetëm qeveria. Edhe ish-presidentja Vjosa Osmani ka pasur merita në disa prej tyre. Po ashtu, këto njohje kanë ardhur si rezultat i angazhimit të partnerëve dhe aleatëve të Kosovës, të cilët kanë lobuar për njohjen e vendit tonë. Megjithatë, kanë munguar anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare”, ka përfunduar Gashi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​13 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës

​13 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës

Kuvendi sonte ndriçohet me ngjyrë portokalli kundër dhunës me bazë gjinore0

Kuvendi sonte ndriçohet me ngjyrë portokalli kundër dhunës me bazë gjinore0

Kurti në Bruksel: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat në BE

Kurti në Bruksel: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat në BE

Ambasada e Zvicrës në Kosovë riafirmon përkushtimin për luftimin e dhunës ndaj grave

Ambasada e Zvicrës në Kosovë riafirmon përkushtimin për luftimin e dhunës ndaj grave

​13 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës

​13 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës

Gashi: Veriu, arritja më e madhe e Qeverisë Kurti, por në sektorë të tjerë ka pasur ngecje

Gashi: Veriu, arritja më e madhe e Qeverisë Kurti, por në sektorë të tjerë ka pasur ngecje

Kuvendi sonte ndriçohet me ngjyrë portokalli kundër dhunës me bazë gjinore0

Kuvendi sonte ndriçohet me ngjyrë portokalli kundër dhunës me bazë gjinore0

Kurti në Bruksel: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat në BE

Kurti në Bruksel: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat në BE

Parlamenti Evropian miraton buxhetin e BE-së për vitin 2027

Parlamenti Evropian miraton buxhetin e BE-së për vitin 2027

Ambasada e Zvicrës në Kosovë riafirmon përkushtimin për luftimin e dhunës ndaj grave

Ambasada e Zvicrës në Kosovë riafirmon përkushtimin për luftimin e dhunës ndaj grave

Pas më shumë se katër orësh përfundon intervistimi nga Prokuroria Speciale ndaj Faton Pecit

Faton Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën