tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Parlamenti në Shqipëri voton për rritjen e pagave për deputetë dhe ministra

teve1 nga teve1
25/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti në Shqipëri votoi të enjten projektligjin që rrit pagat për pozitën e presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe punonjësve të administratës publike.

Deputetët e majtë dhe të djathtë i bashkuan votat për pagat e tyre, dhe ligji mori 95 vota pro, dhe vetëm tre kundër.

Paketa prej tre ligjesh, që u miratua në Parlament, parashikon rritje të kompetencave të Këshillit të Ministrave, në caktimin e pagave në sektorin publik, rritje të pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, dhe skemën e re të rritjes së pagave për administratën publike, duke respektuar atë që njihet si hierarkia e pagave, ku më të lartën e ka presidenti.

“Nivelet e pagave nuk përcaktohen sipas qejfit. Por, sipas një ekspertize të caktuar. Ka një piramidë pagash. Nuk mund të paguhet presidenti i republikës më pak se një mësues, dhe nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se presidenti”, tha Rama, i cili bëri të qartë se nuk do të votonte pikën që parashikon rritjen e pagave për deputetët.

Në fakt, rritja e pagave për deputetët nuk ishte parashikuar në draftin e përgatitur nga Qeveria e Shqipërisë, por u bë me pjesë e tij me kërkesë të deputetëve të dy krahëve politikë, gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Kundër rritjes së pagave për deputetët u shpreh dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai tha se është një “akt i turpshëm” dyfishimi i rrogave për zyrtarët e lartë, dhe se skema e Qeverisë nuk i rriste pagat në sektorin publik, nëse merret parasysh niveli i inflacionit.

Sa i përket rritjen së pagave në tërësi në sektorin publik, kryeministri Rama tha se me këtë vendim i hapet rrugë një procesi që prillin e ardhshëm e çon në 900 euro pagën mesatare.

“Sipas të gjitha gjasave, me këtë parashikim, ne ngjitemi në nivelin më të lartë të rajonit”, tha Rama.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se PD-ja, do ta miratojë rritjen e pagave, edhe pse është vendim i vonuar.

“Sot është dita që ne të ngremë zërin edhe për pensionistë, që si gjithmonë mbeten të fundit. Neve na drejton një Qeveri e korruptuar, që paguan vetëm për të blerë votat”, tha Bardhi.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha se efekti financiar i reformës së pagave do të jetë 39 miliardë lekë, dhe se prej vendimit përfitojnë 130.330 punonjës, shkruan REL.

Sipas ligjit, që kaloi në Parlament, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156.770 lekë që është aktualisht, në 310.250 lekë (2.820 euro), ndërsa e ministrave nga 174.760 lekë në 318.750 lekë bruto (2.897 Euro).

Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, paga u rritet në thuajse 400.000 lekë (3.636 Euro) nga 228.000 lekë, që është sot.

Paga e presidentit shkon në 425 mijë lekë (3.863 Euro) nga 257 mijë lekë që është aktualisht.

Edhe pse ligji hyn në fuqi në qershor, përfituesit do të marrin shtesën e pagës duke filluar nga muaji prill.

Ndërsa në Parlament debatohej për rritjen e pagave, jashtë ndërtesës aktivistë të Lëvizjes “Bashkë” mbajtën një protestë.

Të rinjtë protestues hodhën para false ndaj deputetëve që hynin në Parlament, dhe mbanin në duar pankarta ku shkruhej, “Mos u ngopshi” dhe “Hajdutë”.

Drejtuesit e kësaj lëvizjeje, e cilësuan “të neveritshëm” vendimin për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë në Shqipëri, në kushtet kur pensioni minimal mbetet 8.000 lekë (72 euro) dhe ai mesatar 15.000 lekë (136 euro).

Shqipëria nuk ka të përcaktuar as minimumin jetik.

Tags: paga e ministraveParlamenti në Shqipërivotime

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Zelensky falënderon Ramën dhe Kovaçevskin për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë

01/06/2023
LAJMET

Begaj dhe Novak për veriun: Momenti të shtensionohet situata

01/06/2023
LAJMET

Vuçiq flet me Ramën për gjendjen aktuale: Shpresoj që arsyeja do të triumfojë, për të mirën e të gjithëve

01/06/2023
RAJONI/BOTA

Tre të vrarë në sulmin me raketa në Kiev

01/06/2023
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
LAJMET

Daçiq fajëson komandën e KFOR-it për dhunën e së hënës dhe Gjermaninë “për standarde të dyfishta”

01/06/2023
RAJONI/BOTA

Gjermania urdhëron mbylljen e katër prej pesë konsullatave ruse, reagon Moska

01/06/2023

Policia e Kosovës me aktivitete për 1 qershor, ditën e fëmijëve

01/06/2023
0

Me moton “Fëmijët janë e ardhmja, ta ruajmë këtë thesar”, Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Policimit në Bashkësi, ka...

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar takimin me me presidentin Francës, Emanuel Macron, e kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz...

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

01/06/2023
0

Situata në Mitrovicë të Veriut vazhdon të jetë e qetë. Në një lidhje direkte në "Ditari" në Tëvë 1, gazetari...

Presidentja Osmani po zhvillon takim me Scholz e Macron

01/06/2023
0

Disa orë më herët sesa ishte parashikuar, ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me kancelarin e Gjermanisë,...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.