TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Parisi apo Chelsea, nesër finalja e Botërorit të klubeve

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Parisi apo Chelsea, nesër finalja e Botërorit të klubeve

Pasi e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Francës si dhe Ligën e Kampionëve të UEFA-s, Paris Saint-Germaini është i përkushtuar ta përfundojë edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme – me triumf në Kupën e Botës për Klube.

Skuadra e Luis Enriques nuk do të ketë punë të lehtë. Në finale, të dielën nga ora 21:00, do të përballet me Chelsean. Finalja zhvillohet në stadiumin “MetLife” në East Rutherford të New Jerseyt në SHBA.

Parisi ka pasur edicion historik, ndërsa kapitullin e fundit të kësaj historie shpreson ta shkruajë të dielën.

PSG-ja kërkon ta fitojë Kupën e Botës për Klube për herë të parë. Chelsea e ka fituar në vitin 2021. Ky është versioni i parë i Botërorit të Klubeve me 32 pjesëmarrës. FIFA e bëri ndryshimin e madh për të rritur ndikimin e saj në garat e klubeve. Ka pasur shumë që kanë kundërshtuar formatin e ri, por edhe shumë të tjerë që kanë përkrahur atë. Drama nuk ka munguar gjatë muajit të fundit në SHBA, ndërsa finalja pritet të jetë interesante dhe e fortë. 

PSG-ja në ndeshjen e parë në grup fitoi 4:0 ndaj Atletico Madridit. Më pas u mposht nga Botafogo, 1:0, kurse nuk u ndal më. Fitoi 2:0 ndaj Seattles, derisa në fazën nokaut kaloi Inter Miamin me 4:0, Bayernin me 2:0 dhe Real Madridin me 4:0.

Chelsea ka pasur punë kryesisht me skuadra joevropiane. Skuadra londineze nisi me fitore 2:0 ndaj Los Angelesit. Humbi 3:1 nga Flamengo dhe fitoi më pas 3:0 ndaj Esperance de Tunis. Në fazën nokaut e kaloi Benfican duke e mposhtur 4:1, Palmeirasin me 2:1 dhe Fluminensen me 2:0.

“Është me rëndësi të jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes. Chelsea ka trajner të ri që dëshiron të luajë me top. Ai ka ekip me shumë individë të dalluar. Chelsea mbrohet si ne dhe është ekip i fortë fizikisht. Kështu që do të jetë ndeshje e vështirë të dielën. Jemi të ngjashëm në shumë gjëra. Ne jemi gati, ata janë gati. Të dy skuadrat kemi fituar trofe evropianë, kështu që do të jetë interesant”, ka thënë trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

Chelsea ka fituar Ligën e Konferencës, që është niveli i tretë i garave evropiane.

“Është e rëndësishme të përfundojmë këtë stinor historik në mënyrën më të mirë të mundshme. Futemi në ndeshjen e fundit të stinorit me ndjenjë shumë të mirë. Lojtarët e mi ishin sensacionalë gjithë vitin. Ishte e jashtëzakonshme dhe kemi hyrë në histori të PSG-së. Duam të bëjmë suksesin edhe më të madh duke fituar të dielën”, ka shtuar Enrique.

Triumfi në Champions ishte synimi kryesor i Enriques kur mori drejtimin e Parisit. Por tani ai ka synime të tjera të mëdha.

Trajnerin e Chelseat, Enzo Maresca, e pret rrugë e gjatë për të arritur nivelin e Enriques. Ai është në fundin e edicionit të parë te Chelsea, ndërsa më herët ka drejtuar vetëm Leicester Cityn dhe Parman.

Italiani Maresca ka shumë respekt për PSG-në, por ka thënë se nuk do ta ndryshojë qasjen ndaj lojës që e solli Chelsean deri në finale.

“Ajo që më shqetëson për PSG-në është ajo që më shqetëson për secilin ekip. Po punojmë për ta përgatitur ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ua dhënë lojtarëve të gjitha informatat e nevojshme që ata të mund të performojnë në fushë. Po përgatitemi si për ndeshjet ndaj ekipeve nga Brazili. Nuk ndryshon asgjë në kuptimin që mundohem të shoh se ku mund t’i lëndojmë ata dhe të shoh se si të parandaloj që ata të na lëndojnë neve”, ka thënë Maresca.

Ai megjithatë e di që përballë e ka ekipin më të mirë në Evropë dhe në botë.

“Pajtohem që është ekipi më i mirë në Evropë dhe në botë. Këtë e dëshmoi në Francë, në Ligën e Kampionëve dhe këtu në Botëror. Ne kemi respekt për Parisin dhe unë vërtetë kënaqem duke e shikuar atë skuadër. Por jemi këtu për të dhënë më të mirën dhe që ta fitojmë finalen. Qartë se do të jetë vështirë, por për mua të gjitha ndeshjet janë të vështira”, ka shtuar Maresca.

Ka pasur shumë ankesa lidhur me temperaturat e larta gjatë Botërorit, cilësinë e fushave në disa stadiume dhe numrin jo të madh të shikuesve. Por përgjegjësit e FIFA-s e kanë vlerësuar Botërorin e Klubeve si rrëfim suksesi. Një finale interesante, ashtu si pritet të jetë, do ta rriste edhe më shumë imazhin e kësaj ngjarjeje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Curtis Jones zyrtarisht lojtar i Interit

Curtis Jones zyrtarisht lojtar i Interit

Manchester City është pranë finalizimit të transferimit të Bouaddit

Manchester City është pranë finalizimit të transferimit të Bouaddit

Llapi dhe Gjilani përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Llapi dhe Gjilani përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Temperatura të larta edhe gjatë javës së ardhshme

Shtrenjtimi i rrymës nuk prek veriun, disa qytetarë thonë se rryma duhet paguar

Njohësit e sigurisë:Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës

Rinia Demokratike anulon aksionin e sotëm në nderim të policit të ndjerë, Altin Kryeziu

Rinia Demokratike anulon aksionin e sotëm në nderim të policit të ndjerë, Altin Kryeziu

Albulena Haxhiu, deputete apo u.d e presidentes? – çka thotë Kushtetuta?

Albulena Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Shpërthen zjarri në fshatin Kollë të Vushtrrisë

Shpërthen zjarri në fshatin Kollë të Vushtrrisë

Trump pas dështimit të bisedimeve tregtare me Kanadanë: Duan përfitimet, por jo të bëhen pjesë e SHBA-së

Trump pas dështimit të bisedimeve tregtare me Kanadanë: Duan përfitimet, por jo të bëhen pjesë e SHBA-së

Kurti përkujton Dervish Rozhajën: Një nga personalitetet më të shquara në Kosovë

Kurti përkujton Dervish Rozhajën: Një nga personalitetet më të shquara në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën