TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani nga LDK-ja shpalos planet për Fushë-Kosovën dhe qytetarët e saj

by teve1
11 muaj ago
0
A A
Osmani nga LDK-ja shpalos planet për Fushë-Kosovën dhe qytetarët e saj

Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës nga radhët e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani u ka premtuar nënave e grave të kësaj komune se gjatë mandatit të tij do të ndërtoj çerdhe të reja për fëmijë, një qendër për mbrojtën e nënave e fëmijëve, 300 euro shtesa për nenat lehona dhe bursa për studentë.

Përveç këtyre premtimeve, Osmani premtoi edhe bursa prej një mijë eurove për studentët me notë mesatarë mbi 9, raporton KosovaPress.

Në një tubim sonte me gratë e vajzat e Fushë-Kosovës, Osmani foli mbi rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit dhe fitoren e LDK-së në këtë komunë.

“Duhet të kemi me shume çerdhe që gratë tona të mos mbesin në shtëpi duke mos mundur të punojnë. Do të bëhen realitet tri çerdhe në qytet. Nuk ka nevojë që gratë të paguajnë për analiza, sepse sot kemi hapur laboratorin e dytë. Të krijojmë mekanizma për të mbrojtur gratë qoftë edhe në shtëpinë e saj, nuk kemi pasur një qendër ndaj grave, komuna e Fushë-Kosovës do të ketë qendrën e vet për mbrojtjen e nënës dhe fëmijës. Çdo student me notën mesatare mbi 9, në mënyrë automatike do t’i figurojë bursa prej një mijë eurove. Kostoja nga komuna për fëmijët është një ndihmë automatike prej 300 eurosh për të shpenzuar shpenzimet e ditëve të para”, tha Osmani.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se qeverisja në Fushë-Kosovë duhet të vazhdojë me LDK-në për shkak, sipas saj, nuk ka nevojë të eksperimentohet me LVV-në e cila po qeveris që pesë vjet në qeveri dhe se është e rëndësishme të qeveriset me njerëz të pa korruptuar.

“Ju jeni taksapaguesit e këtij shteti dhe gjithashtu jeni gjysma e shoqërisë dhe kontribuoni më shumë se gjysmën e buxhetit. Duhet të vazhdojmë qeverisjen e mirë me LDK-në në komunën e Fushë- Kosovës për arsye se nuk kemi nevojë të eksperimentojmë me ata të cilët i keni pasur që pesë vjet në qeverisje qendrore. Osmani ka punuar me ndershmëri dhe ka respektuar ligjin. Për neve si gra dhe nëna është shumë me rëndësi të qeverisemi nga njerëzi të pa korruptuar. Të korruptuarit po hanë ardhmërinë e fëmijëve tanë. Kemi nevojë për përmirësim të arsimit, shërbimet shëndetësore të kemi infrastrukturë moderne nëpër shkolla”, tha Bajrami.

Deputeti Besian Mustafa ka shprehur besimin e tij se Besnik Osmani do të del fitues në garën për kryetar më 12 tetor në Fushë-Kosovë.

“LDK e ka familjen ne qendër, ideja jonë që edhe shteti të menaxhohet si familja. Besnik, Siç po shihet kur ke përkrahjen e grave vetëm po ta uroj fitoren më 12 tetor, ia pafsh hairin”, tha Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës në komunën e Fushë-Kosovës, me kandidat për kryetar Besnik Osmanin, ka 13 kandidatë për asamble komunale, të cilët janë pranuar para të pranishmëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Syla nga OVL-UÇK: Jemi të gatshëm për datën 12, por edhe për datën 16 shtator

Syla nga OVL-UÇK: Jemi të gatshëm për datën 12, por edhe për datën 16 shtator

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Musliu-Shoshi: 16 shtatori duhet ta gjejë Kosovën me institucione, përndryshe LVV mban përgjegjësi politike

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Huthitë thonë se lundrimi në Detin e Kuq mbetet i sigurt për transportin global detar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën