TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndeshjet e Kombëtares në shtëpi për Ligën e Kombeve, dalin në shitje biletat

by Teve1
3 muaj ago
0
A A
Ndeshjet e Kombëtares në shtëpi për Ligën e Kombeve, dalin në shitje biletat

Kombëtarja shqiptare do të nisë një rrugëtim të ri në UEFA Nations League, me kuqezinjtë që do të zhvillojnë katër ndeshjet e para në Grupin 1 të Ligës C gjatë muajve shtator dhe tetor.

Shqipëria do ta nisë këtë aventurë në shtëpi ndaj Bjellorusisë, më 26 shtator, ndërsa më pas do të luajë dy ndeshje në transfertë, më 29 shtator dhe 3 tetor, për t’u rikthyer në “Air Albania” më 6 tetor, ku do të përballet me San Marinon.

Pikërisht për dy përballjet që do të zhvillohen në “Air Albania”, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se biletat kanë dalë në shitje. Biletat janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”, ndërsa çmimet nisin nga 500 lekë.

FSHF fton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin nga afër Kombëtaren shqiptare në këtë rrugëtim të ri në UEFA Nations League.

Mbështetja e tifozëve do të jetë një element i rëndësishëm në sfidat e Shqipërisë, e cila synon të mbyllë grupin në vendin e parë dhe të krijojë një pozicion sa më të favorshëm në rrugëtimin drejt kualifikimit për Kampionatin Europian “EURO 2028”.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online në ebileta.al:
• Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
• Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
• Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Manaj kërkohet në Serie A

Manaj kërkohet në Serie A

Vdes në moshë të re anëtari i tifogrupit “Arpagjik’t”

Vdes në moshë të re anëtari i tifogrupit “Arpagjik’t”

E ardhmja e Zvicrës apo Kosovës? Leart Kabashi, shqiptari që po mahnit Skocinë

E ardhmja e Zvicrës apo Kosovës? Leart Kabashi, shqiptari që po mahnit Skocinë

Liga e Konferencës: Egnatia nuk luan vetëm për objektivat e saj

Liga e Konferencës: Egnatia nuk luan vetëm për objektivat e saj

Sot ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

Një vit nga vdekja e Shpat Kasapit

Dështon përzgjedhja e anëtarëve shqiptarë të Bordit të RTK-së, asnjë kandidat nuk paraqitet në intervistim

Dështon përzgjedhja e anëtarëve shqiptarë të Bordit të RTK-së, asnjë kandidat nuk paraqitet në intervistim

Haxhiu flet për Ligjin për Specialen dhe qëndrimin e BE-së: Fokusi duhet të jetë te strategjia shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Haxhiu flet për Ligjin për Specialen dhe qëndrimin e BE-së: Fokusi duhet të jetë te strategjia shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Bashkim Jashari dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”

Bashkim Jashari dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”

KEK reagon pas zjarrit në nënstacionin Kosova B: Incidenti nuk është përgjegjësi e jona

KEK reagon pas zjarrit në nënstacionin Kosova B: Incidenti nuk është përgjegjësi e jona

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, gjatë përurimit të lapidarit kushtuar babait të tij: Drejtësia do të triumfojë

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, gjatë përurimit të lapidarit kushtuar babait të tij: Drejtësia do të triumfojë

Xhavit Jashari nga Negroci: Deputetët të thërrasin seancë të veçantë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Xhavit Jashari nga Negroci: Deputetët të thërrasin seancë të veçantë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën