Profesori Basri Muja ka folur për zhvillimet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pas largimit të Bedri Hamzës nga drejtimi i partisë, duke thënë se kryetari i ri duhet të jetë një figurë që arrin t’i bashkojë grupet brenda saj.
Ai ka theksuar se PDK-ja ka disa blloqe të fuqishme politike, të cilat synojnë të promovojnë njerëzit e tyre për drejtimin e partisë.
“PDK-ja i ka disa blloqe të fuqishme dhe synojnë t’i shtyjnë njerëzit e tyre. Nuk e di se kush duhet të jetë kryetar i ri i PDK-së, por duhet dikush që arrin ta përbashkojë partinë”, ka deklaruar Muja për emisionin “Infonata” në Tëvë1.
Ai ka vlerësuar se udhëheqësi i ardhshëm duhet të ketë aftësinë për t’i afruar grupet e ndryshme brenda partisë.
“Duhet të jetë një kryetar që i bashkon blloqet e partisë”, ka thënë Muja.







