TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A ka koalicion joformal mes VV-së dhe PDK-së? Flet Jakup Nura

by teve1
14 minuta ago
0
A A
A ka koalicion joformal mes VV-së dhe PDK-së? Flet Jakup Nura

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka mohuar pretendimet për një bashkëpunim joformal mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se partia e tij është në konfrontim të vazhdueshëm me pushtetin.

Nura i është përgjigjur deklaratave të deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në një paraqitje televizive ka thënë se nuk ka dilemë që Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë një koalicion joformal, që sipas saj vërehet vazhdimisht gjatë seancave parlamentare.

Osmani ka pretenduar se bashkëpunimi mes këtyre dy subjekteve politike shtrihet në tema të ndryshme dhe nuk kufizohet vetëm te çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Megjithatë, Nura i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ai ka deklaruar se nuk beson që ka ndonjë parti politike që përballet më shumë me Vetëvendosjen sesa PDK-ja.

“Jo, nuk qëndron. PDK-ja është ajo që vazhdimisht është në konfrontim për të gjitha çështjet. Jemi në konfrontim të vazhdueshëm sa i përket këtyre thashethemeve. Neve na intereson që, me kritikat tona, ta vetëdijësojmë pushtetin dhe në të njëjtën kohë t’u tregojmë qytetarëve të Kosovës për gabimet dhe dështimet e tyre. Unë nuk besoj që është ndonjë parti politike që konfrontohet diçka më tepër se PDK-ja në Kuvend me VV-në dhe kjo nuk qëndron aspak”, ka deklaruar Nura.

Gjatë së njëjtës paraqitje televizive, Nura ka komentuar edhe deklaratat e ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili kishte thënë se më shumë pjesëtarë të UÇK-së janë vrarë sesa pjesëtarë të LDK-së.

Haliti, në një paraqitje televizive, kishte deklaruar gjithashtu se pas luftës nuk ka pasur hakmarrje apo eliminime politike, duke folur për rolin e LDK-së dhe zhvillimet politike të periudhës së pasluftës.

I pyetur nëse deklarata të tilla mund të ndikojnë në thellimin e përçarjeve mes shqiptarëve, Nura ka thënë se vrasjet e pasluftës duhet të trajtohen nga drejtësia dhe se diskutimet e tilla nuk i kontribuojnë shoqërisë.

“Unë, të them të drejtën, për të gjitha vrasjet pasluftës e shoh vetëm një fajtor dhe nuk dua të diskutoj më tepër në lidhje me to, pasi edhe nuk na kontribuojnë neve si shoqëri. Mendoj që këto i takojnë drejtësisë t’i zbardhë, t’i hetojë dhe t’i gjykojë. Unë mendoj që vetëm një pyetje mund të shtrohet: Kujt i ka interesuar më tepër që përçarjet mes shqiptarëve të ekzistojnë në këtë formë ose në këtë masë? Kujt tjetër, përpos pushtuesit që deri dje ka qenë këmbëkryq në Kosovë?”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Ai ka shtuar se, sipas tij, përçarjet mes shqiptarëve kanë qenë në interes të pushtuesit, duke pretenduar se kjo ka ndikuar që shqiptarët të drejtohen kundër njëri-tjetrit, në vend se përgjegjësia të kërkohet te faktorët që ai i konsideron përgjegjës për këto zhvillime.

“Unë mendoj që të gjitha vrasjet pasluftës i atribuohen pushtetit ose pushtuesit, i cili ka bërë përpjekje dhe ia ka arritur që ta gjuajë gurin dhe ta fshehë dorën. Edhe ne, në situata të tilla, për interesa politike, por edhe interesa të tjera, jemi gjykuar dhe jemi gjuajtur mes njëri-tjetrit dhe nuk jemi drejtuar aty ku mendoj se ka qenë fajtori kryesor për të gjitha këto, pra pushtuesi që ka qenë deri në vitin 1999 në Kosovë”, ka përfunduar Nura./teve1.info/

Tags: Jakup NurapdkTeve1VV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prenkaj: Gjasat e Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE janë më pak se zero

Prenkaj: Gjasat e Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE janë më pak se zero

Dibrani largohet nga drejtimi i Shërbimit Korrektues

Dibrani largohet nga drejtimi i Shërbimit Korrektues

PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”

Ndërtimi në Kosovë vazhdon të shtrenjtohet, rriten kostot e transportit, pagave dhe materialeve

Ndërtimi në Kosovë vazhdon të shtrenjtohet, rriten kostot e transportit, pagave dhe materialeve

Prenkaj: Gjasat e Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE janë më pak se zero

Prenkaj: Gjasat e Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE janë më pak se zero

Britania u dërgon letra 100 mijë rezervistëve, kërkon gatishmëri për mobilizim të mundshëm

Britania u dërgon letra 100 mijë rezervistëve, kërkon gatishmëri për mobilizim të mundshëm

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

A ka koalicion joformal mes VV-së dhe PDK-së? Flet Jakup Nura

A ka koalicion joformal mes VV-së dhe PDK-së? Flet Jakup Nura

Ekonomisti spanjoll pritet të bëhet guvernatori i ri i Bankës Qendrore Evropiane

Ekonomisti spanjoll pritet të bëhet guvernatori i ri i Bankës Qendrore Evropiane

Dibrani largohet nga drejtimi i Shërbimit Korrektues

Dibrani largohet nga drejtimi i Shërbimit Korrektues

Dy italianë të vrarë në Kuvajt pas kapjes së dronëve iranianë, Teherani mohon sulmin

Dy italianë të vrarë në Kuvajt pas kapjes së dronëve iranianë, Teherani mohon sulmin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën