Në konferencën per shtyp para ndeshjes me Racing Santanderin trajneri i “Los Blancos”, foli për ndeshjet që do të luaj ekipi i tij brenda shtatë ditëve, e të gjitha në udhëtim.
“Duhej të luanim nesër, por luajmë sot. Duhej të luanim të dielën në Valencia, por luajmë të shtunën”.
“Tri ndeshje me tri udhëtime brenda 7 ditës, dy ditë më pak për t’u rikuperuar”.
“Është një dhuratë e madhe kjo që po marrim. Faleminderit. Shpresojmë t’i bëjmë ata të trishtuar”, shtoi ai.
Mourinho theksoi që udhëtimet e shpeshta dhe koha e pamjaftueshme për rikuperim e bëjne situatën edhe më të vështire për futbollistët.
Real Madridi do të zbresë nesër në fushë për t’u përballur me Racing Santanderin, në kuadër të La Liga.
“Los Blancos” synojnë të marrin tri pikët e radhës dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt objektivave të tyre këtë sezon.
Takimi do të zhvillohet të dielën, më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:15, në stadiumin El Sardinero.











