TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Ministri i Vuçiqit mohon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave i Serbisë, Demo Berisha, ka reaguar kundër kërkesës së ligjvënësve amerikanë drejtuar Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar akuzat për diskriminim ndaj shqiptarëve në Serbi.

Berisha pretendoi se gjoja të drejtat e shqiptarëve në Serbi “nuk janë shkelur”, duke komentuar kërkesën e ligjvënësve amerikanë drejtuar Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar akuzat për diskriminim ndaj tyre në Serbi, shkruan slobodnaevropa, transmeton KosovaPress.

Berisha gjithashtu pretendon se përfaqësuesit e shqiptarëve që jetojnë në Serbinë jugore “nuk duan” të takohen me të.

“Askush nuk mund të më bindë se të drejtat e njeriut të bashkëkombësve të mi janë shkelur. Ata nuk duan të punojnë. I kam ftuar pesë herë për takim dhe nuk kanë ardhur”, deklaroi Berisha më 5 shkurt për televizionin proqeveritar Pink, duke ia hedhur fajin vetë shqiptarëve për mungesën e dialogut.

Zgjedhja e Berishës si ministër ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësuesit e pakicës shqiptare, të cilët kanë deklaruar se ai nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve, por shërben si instrument i politikave të Beogradit.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës – në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – prej vitesh ankohen për praktika diskriminuese nga autoritetet serbe, përfshirë pasivizimin e adresave, mungesën e përfaqësimit institucional, vështirësitë në punësim dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Këto shqetësime janë mbështetur vazhdimisht edhe nga institucionet e Kosovës.

Më 21 janar, anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan votuan pro një projektligji që i kërkon Sekretarit amerikan të Shtetit të përgatisë një raport gjithëpërfshirës mbi gjendjen e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Projektligji parasheh shqyrtimin e çështjeve si pasivizimi i adresave, kufizimi i përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet publike, diskriminimi në arsim, mosnjohja e diplomave nga Kosova dhe mungesa e librave shkollorë në gjuhën shqipe.

Edhe pse Berisha thotë se pasivizimi i adresave prek edhe komunitete të tjera dhe se shqiptarët “nuk kanë dhënë pëlqim” për tekstet shkollore të ofruara nga Serbia, përfaqësuesit shqiptarë theksojnë se këto praktika kanë çuar në margjinalizim sistematik dhe në shpërnguljen e mijëra shqiptarëve nga rajoni.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, por mungesa e investimeve, zbatimi i pjesshëm i marrëveshjeve të viteve 2001, 2007 dhe 2013, si dhe pengesat institucionale, kanë detyruar rreth 20 mijë prej tyre të largohen nga Lugina e Preshevës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nuk është më ëndërr… është bërë realitet!

Nuk është më ëndërr… është bërë realitet!

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Të premten, 7 lagje në Prishtinë pa ujë të pijshëm

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Rasti Banjska, mirëpritet kërkesa për burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve- ndërpritet puna në disa vendpunishte

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve- ndërpritet puna në disa vendpunishte

Zogaj: Jemi pro rikthimit të Osmanit në LDK

Zogaj: Jemi pro rikthimit të Osmanit në LDK

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti: Të fokusuar për shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën