TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar atë si vulë mbi të vërtetën që PDK e ka thënë për muaj me radhë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur peng Kuvendin, duke e bllokuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta politike dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

“Me Aktgjykimin e 7 gushtit, Gjykata shpalli të pavlefshme të gjitha veprimet parlamentare arbitrare nga 27 qershori deri më 26 korrik; konstatoi se deputetët nuk kanë zbatuar vendimin kushtetues të 26 qershorit; se veprimet e Kryesuesit të seancës ishin antikushtetuese; dhe se Komisioni për Votim të Fshehtë ishte i jashtëligjshëm”, shkroi ai.

Sipas Krasniqit, për gjashtë muaj qytetarëve iu mohua përfaqësimi, institucioneve iu ndal funksioni dhe vendi u fut në një krizë të qëllimshme e të rrezikshme për demokracinë.

Ai theksoi se PDK ka zgjedhur rrugën e ligjshmërisë dhe besimit në Kushtetutë, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta zgjidhur ngërçin institucional.

“Kosova nuk mund të ecë përpara me institucione të paralizuara dhe me rregulla të shkelura sipas tekave të pushtetit. Ata që zgjodhën krizën, dështuan. Ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam”, përfundoi ai.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese thekson se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet përmes votimit të hapur, me një kufi prej tri tentimeve për secilën kandidaturë, dhe se procesi konstituiv duhet të përfundojë brenda 30 ditësh.

Tags: Gjykata KushtetuesepdkreagimTeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestuesit zhvendosen para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit zhvendosen para Ministrisë së Arsimit

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Babai i Auron Ferizit kundërshton vendimin: Do ta vazhdoj betejën deri në Gjykatën Supreme

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Berisha i mungon Lecces edhe kundër Juventusit

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arresti edhe ndaj Ministrit të Financave të Izraelit

Ministri izraelit kërcënon Egjiptin me humbjen e Sinait dhe kërkon aneksimin e territoreve në Liban

Protestuesit zhvendosen para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit zhvendosen para Ministrisë së Arsimit

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

UNHCR: Më shumë se 250,000 të zhvendosur në Jemen që nga rifillimi i luftimeve

UNHCR: Më shumë se 250,000 të zhvendosur në Jemen që nga rifillimi i luftimeve

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Nagavci për Specialen: Duhet angazhim serioz juridik e diplomatik, jo vetëm ligje me procedura të përshpejtuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën