Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se të gjitha rrugë që janë në përgjegjësinë e kësaj ministrie janë të hapura për qarkullim.
Ai ka thënë se ekipet e pastrimit janë duke ndërhyrë gjatë gjithë kohës që të mbajnë të hapura për qarkullim rrugët nga reshjet e borës.
Basha ka thënë se shtresa e borës në 24-orët e fundit ka kaluar 20 cm, ndërsa në disa zona malore ka kaluar 40 cm.
Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim pritet rënie e temperaturave duke u bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes./teve1.info/








