Reshjet e borës që kanë rënë të shtunën kanë arritur trashësinë deri në gjysmë metri në fshatin Debelldeh të Vitisë.
Pavarësisht kësaj drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në këtë komunë, Arton Musliu kanë thënë se në këtë fshat, por edhe në fshatrat e tjerë janë hapur rrugës, e poashtue dhe në qytet.
Musliu ka thënë se që orët e para të mëngjesit, kompania e kontraktuar nga komuna është në terren për të hapur rrugën e mbuluara nga bora.
“Ne Debelldeh trashësia e borës është deri ne gjysmë meteri, përveç Debelldehut kemi hape rrugët për qarkullim edhe ne Qyteti i Vitisë, Pozhoran, Lubishte, Beguce, Buzovik, Kolishte e do te vazhdojmë edhe ne Stubell e fshatra tjerë gjithandej komunës. Edhe kompanitë private po na ndihmojnë në hapjen e rrugëve, konkretisht në Terpezë”, ka shkruar ai.








