Reshjet e borës që kanë filluar në vend nga dita e djeshme kanë arritur deri në 35 cm në viset e larta malore dhe deri në 22 cm në zonat e zona të ulëta në pjesë jugore dhe jugperendimore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimi edhe java e ardhshme do të jetë e ftohtë me temperatura minimale deri në -13 gradë celsius.
Pas reshjeve të borës, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike.
Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të gjitha rrugët që janë nën menaxhimin e saj janë të kalueshme.







