TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale SPAK-u, po heton pasuritë e 89 kosovarëve në Shqipëri

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale SPAK-u, po heton pasuritë e 89 kosovarëve në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 shqiptarëve të Kosovës, pas dyshimeve se mund të krijuar mbi të ardhura kriminale.

Veprimet hetimore janë kryer në zbatim të një letërporosie të dërguar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në trafik droge dhe pastrim të parave.

Të gjithë janë identifikuar për shkak të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, bazuar në të dhënat e marra nga autoritetet belge dhe franceze të drejtësisë.

Kërkesa e bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është miratuar nga Gjykata e Posaçme, që i ka dhënë dritë jeshile SPAK të kryejë hetime për llogari të palës kosovare.

Nga hetimi në këtë shtet ka rezultuar se të pandehurit fitimin e gjeneruar nga aktiviteti kriminal e kanë transferuar nëpër biznese të ndryshme, të cilat janë themeluar nga vetë të pandehurit dhe persona të tjerë.

Po ashtu, një pjesë të pasurisë rezulton të jetë konvertuar në prona të luajtshme dhe të paluajtshme si tokë, shtëpi, banesa, vetura etj., me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë.

Referuar hetimit në Kosovë, rezulton se të pandehurit i kanë investuar paratë e trafikut të drogës në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si brenda territorit të Republikës së Kosovës, ashtu dhe në vende të tjera përfshirë këtu dhe Republikën e Shqipërisë.

Për këtë arsye, pala kosovare kërkon të kalohet në filtër jo vetëm pasuritë e tyre, por edhe të 58 personave të tjerë, familjarë të tyre, në emër të të cilëve mund të jenë regjistruar pasuritë e paligjshme.

Në zbatim të kërkesës së drejtësisë kosovare, SPAK do të gjurmojë jo vetëm pasuritë e mundshme të patundshme të tyre, por edhe nëse kanë hapur llogari bankare në banka të nivelit të dytë në Shqipëri/A2CNN

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Kosova kërkon sqarime nga qeveria e Somalisë për zhdukjen e nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” –  punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” – punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Witkoff pas takimit me Putinin: Dakordohen për një raund të ri bisedimesh trepalëshe

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Zelensky kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” –  punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” – punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën