Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve në një objekt ndërtimi në Prishtinë, pas konstatimit të parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Përmes një njoftimi, Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se gjatë një inspektimi në këtë objekt ndërtimi janë evidentuar shkelje që lidhen me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Si rezultat i këtyre gjetjeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës./teve1.info/







