TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mandarinat – një frut i dashur dimëror, por a janë të mira për dhëmbët tuaj?

nga tëvë1
30 Dhjetor, 2024
3
A A
AUV thotë se mandarinat me origjinë nga Shqipëria janë të sigurta për konsum

Mandarinat janë një frut i shijshëm dhe shumë popullor gjatë dimrit. Aroma e tyre e freskët na sjell ndërmend ditët e ngrohta të verës, duke i dhënë një energji të veçantë stinës së ftohtë. Edhe në vendin tonë, ato janë ndër frutat më të konsumuar. Por, a ndikojnë ato negativisht në shëndetin e dhëmbëve tuaj?

Në këtë artikull, do të zbulojmë nëse mandarinat janë të dëmshme për dhëmbët dhe do t’ju tregojmë disa mënyra për të minimizuar efektet e tyre të mundshme, duke mbrojtur kështu buzëqeshjen tuaj.
Sheqeri dhe aciditeti janë dy faktorët problematikë të mandarinave për dhëmbët tuaj

Sheqeri

Mandarinat janë natyrisht të ëmbla, por kjo ëmbëlsi nuk është gjithmonë e mirë për shëndetin oral. Një mandarinë mesatare përmban një sasi të konsiderueshme sheqeri. Mandarinat jane me pak acidike se lemoni, po me te ëmbëla, afërsisht të barabartë me një të tretën e sasisë që gjendet në një kanaçe të vogël Coca-Cola. Sheqeri ushqen bakteret në gojë, duke nxitur prodhimin e acidit. Ky acid dëmton smaltin, shtresën mbrojtëse të dhëmbit, dhe rrit rrezikun për prishjen e dhëmbëve.

Aciditeti

Përveç sheqerit, mandarinat janë gjithashtu të njohura për aciditetin e tyre. Ato janë ndër frutat më acidike. Ky acid i lartë dëmton smaltin duke e holluar atë, një proces i njohur si erozioni acidik. Smalti nuk rritet përsëri, kështu që me ekspozimin e tepruar ndaj acidit, smalti juaj do të bëhet më i hollë. Kur smalti dobësohet, dhëmbët bëhen më të ndjeshëm dhe më të prirur ndaj kariesit.

Cilat jane te mirat qe ofron Mandarina?

Edhe pse mandarinat kanë përmbajtje të lartë të sheqerit dhe acidit, ato kane edhe benefitet e veta. Në fund të fundit, ata përmbajnë edhe vitamina dhe minerale që ndihmojnë në shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Ato janë të pasura me vitamin C. Vitamina C ndihmon në formimin e indeve lidhëse, pasi është një antioksidant, duke ndihmuar kështu në parandalimin e sëmundjeve periodontale dhe gingivitit.

Cilat jane disa keshilla qe te mbrojm dhembet nga konsumimi i mandarinave?

Kur hani një mandarin, është e pamundur të shmangni plotësisht efektet e sheqerit dhe acidit mbi dhëmbët tuaj. Megjithatë, mund të zvogëloni dëmin. Ja disa këshilla për ti mbrojtur dhëmbët tuaj nga perdorimi i mandarinave:

Shpëlaj gojën me ujë pas konsumimit të mandarinave. Kjo ndihmon në neutralizimin e acideve dhe pastrimin e mbetjeve të frutave nga dhëmbët.

Mos i lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies. Edhe pse mund të mendoni se larja e dhëmbëve pas ngrënies së portokallit është ide e mirë, në realitet është e gabuar. Acidi i mandarinave mund të zbutë smaltin për deri në një orë, dhe larja në këtë periudhë mund ta dëmtojë atë. Prisni të paktën një orë para se t’i lani dhëmbët.

Shmangni konsumimin e tepërt. Ndërsa janë të shëndetshme, konsumimi i shpeshtë i mandarinave gjatë ditës rrit ekspozimin ndaj acideve.
Hani mandarinat gjatë vakteve. Kur i konsumoni gjatë vakteve, prodhimi i pështymës është më i lartë dhe ndihmon në neutralizimin e aciditetit.

Hajeni mandarinen shpejt.

Zvogëloni kohën që dhëmbët tuaj janë të ekspozuar ndaj sulmeve nga sheqeri dhe acidi.

Vizitoni dentistin rregullisht. Kontrolli i rregullt siguron qhë smalti juaj të monitorohet dhe çdo dëmtim të parandalohet në kohë.

Nëse i ndjek këto këshilla, mund të shijosh mandarinat pa dëmtuar shëndetin e dhëmbëve!

Autori: Petrit Lushi -Stomatolog

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë është më keq – kondicioni i dobët apo mbipesha?

Çfarë është më keq – kondicioni i dobët apo mbipesha?

Nga mëngjesi deri në darkë – Sa gota me ujë duhet të pini

Nga mëngjesi deri në darkë – Sa gota me ujë duhet të pini

Nxehtësia ekstreme dhe pasojat psikologjike

Nxehtësia ekstreme dhe pasojat psikologjike

Çfarë duhet të bëni pasi të digjeni nga dielli?

Çfarë duhet të bëni pasi të digjeni nga dielli?

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X