TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Luajti për të rinjtë e Gjermanisë, Shqipërisë e Kosovës, Dren Feka tani në kategorinë e pestë

by Teve1
6 muaj ago
1
A A
Luajti për të rinjtë e Gjermanisë, Shqipërisë e Kosovës, Dren Feka tani në kategorinë e pestë

SV Eichede ka siguruar shërbimet e ish-profesionistit Dren Feka për edicionin 2026/2027. Feka është 28-vjeçar dhe kërkon fillim të ri në klubin e kategorisë së pestë gjermane.

“Kicker” i ka kushtuar një shkrim Fekës, që vlerësohej talent i madh një dekadë më parë, por nuk e arriti asnjëherë nivelin që i parashikohej.

Në moshën 18-vjeçare, Feka firmosi kontratën e parë profesionale me Hamburgun, që atëbotë ishte në Bundesligë. Mesfushori ishte zhvilluar te Hamburgu prej moshës 11-vjeçare.

Ai kishte ushtruar me ekipin e parë të Hamburgut, por pa debutuar në Bundesligë.

“Duke shikuar prapa, më duhet të them se çdo gjë erdhi shumë herët për mua. Është dashur të zhvillohem edhe dy apo tre vjet më shumë. Firmosni një kontratë luksoze dhe mendoni se çdo gjë rregullohet vetë. Kam bërë disa gabime dhe ndonjëherë nuk isha profesionist sa duhet. Gjithnjë kam dëgjuar mendjen dhe kjo jo gjithnjë ishte një avantazh”, ka thënë Feka për mediumin e njohur gjerman.

Ai ka luajtur për të rinjtë e Gjermanisë, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Te Kosova luajti për grupmoshën U21, së fundmi në vitin 2018. Atë vit ishte ftuar edhe nga Kosova A, por qëndroi në stol në miqësoren ndaj Shqipërisë.

Feka nuk debutoi me Hamburgun në Bundesligë, pasi trajneri i njohur, Bruno Labbadia, i tha se nuk mund të përdorë lojtarët e rinj në betejën për mbetje në elitë.

“Thjesht ishte kohë e keqe. Të qëndroj në stol nuk ishte e mjaftueshme për mua”, thotë Feka.

Në vitin 2017 ai u transferua te Luzerni në Zvicër. Fillimisht gjërat shkuan mirë. Por pas tre muajsh trajneri Markus Babbel u shkarkua dhe me trajnerin e ri, Feka mbeti në hije. Në momentin e fundit i dështoi një transferim te Paderborni i Bundesliga 2. Në vitin 2020 ishte i lumtur që gjeti klub, ndonëse bëhej fjalë vetëm për kategorinë e katërt gjermane. Më pas ndryshoi disa skuadra në nivele të ulëta në Gjermani, kurse ishte edhe te Dukagjini i Klinës në Kosovë.

“Gjërat nuk shkuan gjithnjë ashtu si i planifikuam. Isha plot me entuziazëm. Por ndoshta fokusi në futboll është dashur të jetë më i madh”, ka vazhduar Feka me vetëkritikë.

Tani do të luajë për SV Eischade në kategorinë e pestë gjermane, me shpresë për të qenë i suksesshëm.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Kërkohet largimi i Xhakës dhe trajnerit nga Sunderlandi

Futsall, Kosova gati për sfidën e vështirë me Italinë

Futsall, Kosova gati për sfidën e vështirë me Italinë

Superliga vazhdon në mesjavë

Futboll, derbi kryesor luhet në Gjilan

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Dukagjini – Llapi, hap xhiron e Superligës

Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Sulmohet një grua në Kamenicë, Policia nis hetimet

Sulmohet një grua në Kamenicë, Policia nis hetimet

IKD para deputetëve: Nuk duam më shumë të dënuar, por fundin e moszbatimit të vendimeve të Kushtetueses

IKD para deputetëve: Nuk duam më shumë të dënuar, por fundin e moszbatimit të vendimeve të Kushtetueses

Maqedonci dekoron me medaljen “Shërbim i Shquar” gjeneralin amerikan të Gardës Kombëtare të Ajovës

Maqedonci dekoron me medaljen “Shërbim i Shquar” gjeneralin amerikan të Gardës Kombëtare të Ajovës

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën