TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Llapi – Ballkani, përballja e titullit, luhet të shtunën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Llapi – Ballkani, përballja e titullit, luhet të shtunën

Gara për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll mund të marrë fund këtë të shtunë ose të shtyhet për xhiron e fundit që luhet vikendin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të që është e parafundit, do të luhen të shtunën prej orës 15:00 por vëmendja do të jetë në Podujevë, ku Llapi e pret skuadrën e Ballkanit.

Këto dy skuadra janë në garë për titullin e kampionit, por Ballkani ka një përparësi ndaj Llapit.
Prinë në tabelë me katër pikë më shumë se Llapi dhe barazimi në derbin që do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” i mjafton Ballkanit për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Në rast se Llapi e mposht Ballkanin, atëherë titulli do të vendoset në xhiron e fundit pasi ekipi i trajnerit Tahir Batatina do të ketë vetëm një pikë më pak se ai i Ilir Dajës.

Ballkani ka 72 pikë dhe po synon titullin e tretë rresht, ndërsa Llapi me 68 pikë po e kërkon këtë sukses për herë të parë në histori të klubit.

Në tri përballjet e këtij dy edicioni, skuadrat kanë bilanc të barabartë.
Ballkani e fitoi 2:1 duelin e parë në shtëpi, përpara se të mposhtet në udhëtim te Llapi 5:3 në përballjen e dytë, ndërsa ndeshja e tretë në Suharekë u mbyll pa gola.

Të gjitha ndeshjet tjera, do të luhen nën hijen e këtij derbi, ndonëse interesante në këtë xhiro do të jetë edhe gara për t’i ikur barazhit.

Aktualisht, pozitën e tetë në tabelë që dërgon në barazh, e mbanë Feronikeli ’74 me 38 pikë, një më pak se skuadra e Gjilanit që zë vendin e shtatë.
Të dyja skuadrat në këtë xhiro luajnë në shtëpi, me Feronikelin ’74 që e pret në Drenas skuadrën e Dukagjinit kurse Gjilani përballet me rivalin e përbetuar të qytetit, Dritën.

Skuadra e Malishevës pritet të kthehet tek fitorja pasi në pesë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë.
Malisheva që është e katërta në tabelë me 53 pikë, 13 më pak se Drita që është e treta, luan në shtëpi kundër Lirisë që edicionin tjetër do të garojë në Ligën e Parë.

E punë me një ekip që edicionin e ardhshëm do të paraqitet në një kategori më poshtë, Fushë Kosovën do të ketë skuadra e Prishtinës.

Si Malisheva ashtu edhe Prishtina llogariten favorite në këto përballje, ndonëse këtë edicion do ta mbyllin në pozitat aktuale, katër dhe pesë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Raçi do të largohet nga Hajduku

Ukshini: Nëse PDK-ja ka guxim, le ta kërkojë anulimin e Marrëveshjes së vitit 2013 pas vendimit të Speciales

Ukshini: Nëse PDK-ja ka guxim, le ta kërkojë anulimin e Marrëveshjes së vitit 2013 pas vendimit të Speciales

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

Kërkohet grant i veçantë për shërbimet sociale në Kosovë

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

Emisioni “InfoNata” 02.09.2026

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

12 milionë euro për rrugën Kijevë-Dollc, Ministria rihap tenderin për zgjerimin e saj

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Sa po ndryshon telefoni mënyrën si funksionon truri ynë?

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

​Pakt Kombëtar për Arsimin dhe rritje e buxhetit, Hoxhaj thekson prioritetet për transformimin e arsimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën