TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kushtetuesja vendos për bllokadën në Kuvend: Seancat shpallen të pavlefshme

by Tëvë1
1 vit ago
12
A A
Çfarë ndodh me Kuvendin pas 8 gushtit?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin kryetarin e ri të këtij organi përmes votimit të hapur.

Në vendimin e publikuar, Kushtetuesja ka konstatuar se deputetët e zgjedhur nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025 të kësaj gjykate, duke bërë që të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik të shpallen të pavlefshme.

Gjykata ka thënë gjithashtu se kryesuesi i seancës konstituive nuk ka vepruar në përputhje me vendimin e saj të mëhershëm, për rrjedhojë, veprimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gjykata ka urdhëruar kryesuesin që nga seanca e radhës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës – procedimi i votimit të kryeparlamentarit.

“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim  me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në vendim.

Gjykata ka urdhëruar të gjithë deputetët që të marrin pjesë në seancën e ardhshme konstituive si edhe në votim.

“TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë”, thuhet në vendim.

Vendimi i Plotë:

https://www.gjk-ks.org/notifications/details/3337?title=Njoftim+p%C3%ABr+vendim+n%C3%AB+rastin+KO193/25+dhe+KO196/25

Tags: Gjykata KushtetuesLDKpdkTeve1vendimVV
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Paraburgim për tre të dyshuar për fajde në Prizren

Lista e armëve të sekuestruara në Zubin Potok

Lista e armëve të sekuestruara në Zubin Potok

Hoxha për ekspozimin e armatimeve: U profilizuan subjekte me interes për aktivitetet kriminale

Hoxha për ekspozimin e armatimeve: U profilizuan subjekte me interes për aktivitetet kriminale

Sveçla: Armatimi i kapur në veri u gjet përreth varrezave masive në Zubin Potok

Sveçla: Armatimi i kapur në veri u gjet përreth varrezave masive në Zubin Potok

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

Siria mohon planet për prani ushtarake turke

Sot nis sezoni i ri në Superligë, përballen Feronikeli – Gjilani

Zbulohet orari i javës së dytë të Superligës, shtyhet Prishtina – Drita

Tentoi ta vriste bashkëshorten duke e hedhur makinën në det, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi ta vriste bashkëshorten duke e hedhur makinën në det, arrestohet shqiptari në Itali

Mbi 200,000 njerëz të zhvendosur rishtazi në Sudan për shkak të përshkallëzimit të luftimeve

Mbi 200,000 njerëz të zhvendosur rishtazi në Sudan për shkak të përshkallëzimit të luftimeve

Emisioni “Ditari” 20.08.2026

Emisioni “Ditari” 20.08.2026

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Paraburgim për tre të dyshuar për fajde në Prizren

Lista e armëve të sekuestruara në Zubin Potok

Lista e armëve të sekuestruara në Zubin Potok

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën