TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kusari-Lila tregon arsyen pse draft-statuti i Asociacionit nuk është dërguar në Kushtetuese

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kusari-Lila: Duhet të ketë reflektim nga Lajçak e Borrell për kthim në dialog

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, pasi është pritur të ketë reflektim në komentet që pala kosovare i ka bërë te ndërmjetësi për dialog, Miroslav Lajçak.

Kusari-Lila, deklaron se është skeptike se do të ketë progres në dialog para zgjedhjeve në Bashkim Evropian.

Sipas saj, dërgimi ose jo i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese nuk do të ndryshonte situatën aktuale në terren në katër komunat veriore.

“Kërkesë e përhershme ka mbetur gjatë gjithë kohës ose në baza periodike është përmendur domosdoshmëria e dërgimit të statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, gjë e cila nuk është bërë pasi është pritur të ketë reflektimi në komentet që pala kosovare i ka dorëzuar te ndërmjetësi për draft-statutin e Asociacionit. Nuk është se në terren do të ndryshohej shumë situata sikur draft-statuti të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese. Në terren ndryshohet situata kur të ketë normalitet në funksionimin e jetës siç shihet dhe është çdo vend në Kosovë”, thotë Kusari-Lila për KP.

Shefja e deputetëve të LVV-së akuzon Serbinë për qasje dekonstruktive në dialog. Ajo thekson se përderisa nuk ka masa ndëshkuese ndaj Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë dhe derisa shteti fqinj mbron personat që kanë qenë të përfshirë në agresionin ndaj Kosovës, është e vështirë të thuhet se mund të ketë lëvizje përpara në dialog.

“Është e vështirë të thuhet për faktin se është një periudhë shumë e shkurtë kohore. Zgjedhjet tashmë janë afruar, kanë mbetur pak më shumë se dy muaj, por nënkuptohet se para zgjedhjeve do të ketë angazhim të të gjithë akterëve në fushatë elektorale në vendet e BE-së. Për ne mbetet shumë sfiduese fakti që Serbia ende mban dhe aktivisht mbron të gjithë ata persona që kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë. Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë lëvizje nga bashkësia ndërkombëtare në raport me masat që do të duheshin t’i vendoseshin Serbisë për involvimin e tyre në këtë sulm të rëndë që iu bënë Kosovës. Prandaj të themi që do të ndryshojnë gjërat në këtë periudhë kaq të shkurtë kohore, para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian është e vështirë”, shton ajo.

Duke folur për rregulloren e BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë dhe mundësitë që e njëjta të diskutohet në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel, Kusari-Lila, thotë se e vetmja çështje që mund të bisedohet në raport me këtë temë janë gjetja e mekanizmave lehtësues për konvertimin e dinarit në euro.

Tags: AsociacioniGjykata KushtetueseMimoza Kusari - Lila
ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Konfiskimi më i madh në historinë e vendit – Policia australiane zbulon bunkerë të fshehtë me 2.7 ton kokainë

Konfiskimi më i madh në historinë e vendit – Policia australiane zbulon bunkerë të fshehtë me 2.7 ton kokainë

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike, shkak punimet në rrjet

Në këto zona do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë

Konfiskimi më i madh në historinë e vendit – Policia australiane zbulon bunkerë të fshehtë me 2.7 ton kokainë

Konfiskimi më i madh në historinë e vendit – Policia australiane zbulon bunkerë të fshehtë me 2.7 ton kokainë

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike, shkak punimet në rrjet

Në këto zona do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Hodhi armën sapo pa policinë, procedohet penalisht 40-vjeçari në Ferizaj

Dy vajza nga Kamenica humbin jetën në një aksident tragjik në Gjermani

Dy vajza nga Kamenica humbin jetën në një aksident tragjik në Gjermani

E enjte me diell dhe pak erë

​Mot i ndryshueshëm sot, me mundësi për reshje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën