TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për BE

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të hapen negociatat për anëtarësim.

Në një deklarim për media para fillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, Kurti ka thënë se Kosova ka dëshmuar funksionalitet demokratik, stabilitet institucional dhe rritje ekonomike, duke vlerësuar se tani është koha për avancimin e saj në procesin e integrimit evropian.

“Kosova është demokraci elektorale, liberale dhe egalitare. Kemi funksionalitet demokratik, stabilitet institucional, rritje të ekonomisë dhe vëmendje të pandarë. Tash është koha që shteti ynë të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Prandaj, sot dhe çdo ditë, do t’u bëj thirrje liderëve të BE-së që të kërkojnë një opinion nga Komisioni Evropian për këtë çështje”, tha ai.

Kurti ka kërkuar gjithashtu rikthimin e zotimeve të Samitit të Londrës të vitit 2018, të cilat lidhen me drejtësinë për krimet e kryera gjatë luftës dhe zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe gjetjen e 23 trupave në Zubin Potok, për të cilët ka deklaruar se janë shqiptarë të vrarë nga forcat serbe në prill të vitit 1999.

“Në të njëjtën kohë, shpresoj që të mund t’i rikthejmë angazhimet nga Samiti i Londrës i vitit 2018, që kanë të bëjnë me drejtësinë për krimet e kryera gjatë luftës dhe zbulimin e personave të zhdukur. Në shtetin tim janë mbi 500 persona të zhdukur dhe, së fundmi, në Zubin Potok, kemi gërmuar 23 trupa të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në prill të vitit 1999. Jemi optimistë për kohën që na pret, sepse bashkëpunojmë dhe e mbajmë veten të zënë. Të zënë duke u mbështetur në vlerat e BE-së, duke ia mbyllur derën Kremlinit dhe, në të njëjtën kohë, duke u fokusuar në punësimin e të rinjve dhe sundimin e ligjit”, shtoi Kurti.

Kërkesa e Kurtit vjen në një kohë kur Kosova ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndonëse aplikimin për anëtarësim e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën, samiti shërben edhe si një mundësi për të përsëritur kërkesën për hapa konkretë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Tags: albin kurtiKryeministri i Kosovëssamiti i berlintTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​De Groot nga Prishtina: Është e papranueshme që qeveritë të vënë në shënjestër gjykatat e pavarura

​De Groot nga Prishtina: Është e papranueshme që qeveritë të vënë në shënjestër gjykatat e pavarura

Përfundon seanca e Kuvendit, miratohet Komisioni për RTK-në, dështon tri herë propozimi i Listës Serbe

Përfundon seanca e Kuvendit, miratohet Komisioni për RTK-në, dështon tri herë propozimi i Listës Serbe

Rudolph: Shpresojmë që Samiti i Procesit të Berlinit t’i jep shtysë zbatimit të marrëveshjeve

Rudolph: Shpresojmë që Samiti i Procesit të Berlinit t’i jep shtysë zbatimit të marrëveshjeve

Kuvendi miraton me 80 vota formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi miraton me 80 vota formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Macron: Do të kërkojmë ndalimin e protestave të paorganizuara nga sindikatat

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëron diplomatët të largohen nga Arabia Saudite

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëron diplomatët të largohen nga Arabia Saudite

Dy persona të vrarë nga sulmi në aeroportin në lindje të Arabisë Saudite

Dy persona të vrarë nga sulmi në aeroportin në lindje të Arabisë Saudite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën