Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtorë tre të akuzuar për vepra penale që lidhen me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve si dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.
Të akuzuarit L.T. dhe I.M. u dënuan me nga shtatë vjet burgim dhe nga 10 mijë euro gjobë, ndërsa i akuzuari O.V. u dënua me shtatë vjet burgim dhe 11 mijë euro gjobë
Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se të akuzuarit M.H. dhe Sh.D. janë liruar nga akuza, sepse nuk është provuar se kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.







