TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci: Tri ditë atdhetar në vit nuk mjaftojnë për gjendjen e vendit

by Tëvë1
10 muaj ago
2
A A
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci: Tri ditë atdhetar në vit nuk mjaftojnë për gjendjen e vendit

Në ditën e shënimit të 28 Nëntorit, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka kritikuar disa krerë të shtetit dhe personalitete të tjerë për pozat e tyre atdhetare, duke i cilësuar ato si “artificiale”.

Lladroci ka thënë se tri ditë atdhetar në vit janë të pamjaftueshme për të përballuar gjendjen aktuale të Kosovës dhe se këto data janë shfrytëzuar më shumë për fushata politike sesa për të kontribuar në zhvillimin real të shtetit.

Kryetari i Drenasit ka theksuar se këto ditë, përveç që janë përshëndetur si ditë festive, janë bërë gjithashtu “provokuese” për ata që synojnë votat e qytetarëve, sidomos në prag të zgjedhjeve. Ai ka theksuar se kapja e vullnetit qytetar nëpërmjet flamurit kombëtar është më e lehtë sesa dëshmia e një pune të sinqertë gjatë vitit apo një mandati të plotë.

“Çfarë kemi bërë ndërmjet dy 28 nëntorëve? Çka kemi ndryshuar? Kjo datë madhështore bëhet më provokuese për ata që e synojnë votën me 28 dhjetor,” ka shkruar Lladroci.

Në postimin e tij, ai gjithashtu ka ngre shqetësimin për gjendjen e shtetit të Kosovës, duke kërkuar për më shumë angazhim dhe veprime konkrete për përmirësimin e kushteve për qytetarët.

“Pyes, si një nga ata që nuk i deshti plumbi, çfarë do të duhej të bënim menjëherë që shteti ynë të ishte më i suksesshëm, hapësirë më e lumtur për të rinjtë tanë, hapësirë më optimiste për familjet e Kosovës?”

Lladroci ka theksuar se, përtej festimeve, duhet të punohet vazhdimisht për një shtet më të drejtë, më efikas dhe më të suksesshëm për qytetarët e Kosovës.

“Tri herë në vit atdhetar nuk mjafton, dhe as 365 ditë nuk janë të mjaftueshme,” ka shkruar ai. Ai ka shtuar se është e nevojshme të jemi atdhetarë jo vetëm për tri ditët më të shënuara të vitit, si 28 nëntori, 17 shkurti dhe 5 marsi, por çdo ditë me veprime konkrete për zhvillimin e vendit.

Në fund, Lladroci ka apeluar për një angazhim më të madh dhe për një punë më të përkushtuar për të realizuar idealet e atdhetarizmit dhe lirisë të cilat kanë dhënë shumë heronj të kombit.

“Atdhetar me vepra – me punë, me efikasitet në përmbushjen e përgjegjësive gjatë 365 ditëve, na jep shpresë se mund të përmbushim shekullin tonë të jetës, punës dhe atdhetarizmit, duke e bërë Kosovën shtet të denjë, ashtu siç e deshtën ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.”

Kryetari i Drenasit ka përfunduar duke shprehur bindjen se heronjtë dhe qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se tri ditë atdhetarizëm simbolik gjatë vitit dhe se duhet të kontribuohet më shumë për një të ardhme më të mirë për vendin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Identifikohen dhe arrestohen 5 të dyshuar për vjedhje të rëndë në Leposaviq

Identifikohen dhe arrestohen 5 të dyshuar për vjedhje të rëndë në Leposaviq

Polici në Prizren lëndohet derisa ndërhynë në një përleshje, arrestohen katër persona

Polici në Prizren lëndohet derisa ndërhynë në një përleshje, arrestohen katër persona

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Nisin procedura kundër partisë së Vuçiqit: Mjaftë bëri lojë të dyfishtë

Bashkim Bajoku vazhdon shkëlqimin në Kampionatin Evropian

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku i kërkon Hagës që ta publikojë aktgjykimin: Publikojeni të plotë, pa redaktime

Ndahet nga jeta ish-futbollisti kosovar, Roland Kryeziu

Ndahet nga jeta ish-futbollisti kosovar, Roland Kryeziu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën