Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama ka thënë se me ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe duke parë reagimet e BE-së, Kosova mund të dëmtohet në rrugën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ajo ka thënë se nëse Kosova tregon mungesë vullneti për zbatimin e ligjit mund të kushtëzohet për anëtarësim në Këshillin Evropës, pas kushtit politik që ka qenë draft-statuti për Asociacionin.
“Kjo mund të dëmtojë kauzën e Kosovës, ose kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pra nëse tregon mungesë vullneti për zbatimin e ligjin në tentativën për të ndryshuar ligjin special dhe për të ndërhyrë në drejtësi, në këtë proces që po zhvillohet në Hagë, i cili në fund të fundit është kërkuar nga Këshilli i Evropës, atëherë Kosovës do t’i vihet edhe një kusht tjetër në qëroftë se do të tentojë të anëtarësohet, kushti i parë është politik, që ishte draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në aspektin diplomatik mendoj që Kosova dëmtohet nga ky ligj dhe në fund nuk do të implementohet dhe nuk do t’i ndihmojë ata që janë në Hagë. Fokusi do të duhej të jetë në Apel”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ajo ka thënë se Kosova duhet ta plotësojë kushtin politik për anëtarësim në KiE, para së të vendoset ndonjë tjetër.
Sipas saj kjo është mirë të bëhet në këtë periudhë, para zgjedhje të asamblesë e që sipas saj ka mundësi që aty pas zgjedhjeve të jenë dominuese parti që nuk janë shumë pro Kosovës.
Lama ka folur edhe Raportin e Komisionit Evropian, i cili sipas saj nuk ka vlerësuar progres në shumë fusha.
Ajo ka vlerësuar se ky raport është ndër më negativët.
“Ky mund të jetë raporti më negativ që ka pasur Kosova”, ka thënë ajo.







