Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se betejat e brendshme edhe për garën për kryetar të partisë, po u zvogëlon zërin në të bërit opozitë.
Ai ka thënë se vëmendja e medieve dhe opinionit po është më shumë te këto përplasje
“Po janë të dhimbshme disa beteja, sepse neve që po tentojmë të bëjmë opozitë aq sa dimë ta bëjmë, po na zvogëlohet zëri, për shkak se shumica e medieve po merren me ketë luftë të brendshme e jo me opozitarzimin tonë si deputetë të rinj. Po na pengon edhe shumë, po zvogëlon zërin”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Duke folur për garën për kryetar të partisë dhe paralajmërimin për hyrje të garës nga disa figura të kësaj partie ai ka thënë se kjo është e ndershme për një proces demokratik.
Megjithatë ai ka thënë se degët dhe anëtarësia e partisë, duhet të kërkojnë nga secili kandidatë çfarë programi kanë dhe vizionin për drejtimin e partisë.
“Çka kisha kërkua për degëve, anëtarësisë së LDK-së, është që të kërkojnë prej secilit person që kandidon për kryetar të kërkojnë program, kauzë, vizion të qartë se si donë me rindërtua edhe strukturua, por edhe me luftu këtë popullizëm”, ka thënë ai.
Përveç kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, garës për udhëheqjen e partisë kanë paralajmëruar se do ty hyjnë edhe Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, deputeti Arben Gashi.







