Moti në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen edhe reshje të kohëpaskohshme shiu.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Gjatë ditës, vranësirat dhe reshjet lokale do të karakterizojnë motin në vend.







