TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ligji për Specialen sot sërish në Kuvend, BE-ja kërkon konsultime para votimit

by Tëvë1
23 sekonda ago
0
A A
Ligji për Specialen sot sërish në Kuvend, BE-ja kërkon konsultime para votimit

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot, në orën 11:00, seancën plenare të ndërprerë dje për mungesë kuorumi pas pauzës. Në rend dite është edhe rishqyrtimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përfshirja e kësaj pike u miratua pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së. Ligji është kthyer për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula, ndërsa Komisioni për Legjislacion ka njoftuar se për miratimin e tij pa ndryshime nevojiten 61 vota.

Para votimit të mundshëm, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësime serioze për ndikimin e ndryshimeve në obligimet ndërkombëtare të vendit dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.

Sipas BE-së, shqetësimet lidhen veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Në reagim janë ngritur edhe pikëpyetje për kushtetutshmërinë e ndryshimeve.

Zyra e BE-së ka bërë të ditur se, që nga kthimi i ligjit në Kuvend për rishqyrtim, ua ka përcjellë autoriteteve kosovare shqetësimet dhe pritshmëritë e saj. Ajo ka kërkuar konsultime paraprake përpara çdo miratimi, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

Mbështetje të plotë për këtë qëndrim ka shprehur Ambasada e Gjermanisë, e cila është pajtuar me shqetësimet e BE-së për votimin e mundshëm të ligjit.

Edhe Ambasada e Italisë ka kërkuar konsultime para miratimit, duke shprehur keqardhje që ato ende nuk janë zhvilluar. Sipas saj, ligji në formën aktuale nuk do t’u shërbente as interesave të Kosovës dhe as atyre të personave të dënuar së fundmi nga Dhomat e Specializuara.

Ndërkaq, Ambasada e Britanisë së Madhe ka paralajmëruar se ndryshimet e propozuara rrezikojnë të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe nuk do t’u shërbenin interesave thelbësore të vendit.

Ambasada britanike ka theksuar se i ka marrë parasysh reagimet dhe pakënaqësitë lidhur me aktgjykimet e fundit, por ka vlerësuar se Kosova mund t’i arrijë më së miri qëllimet e saj duke respektuar zotimet ndërkombëtare dhe përkushtimin ndaj drejtësisë, llogaridhënies e sundimit të ligjit.

“E inkurajojmë Kuvendin që të marrë kohën e nevojshme për konsultime të mëtejshme, si brenda vendit, ashtu edhe me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje më të mirë”, thuhet në reagimin britanik.

Për ndryshimet në ligj është deklaruar edhe komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Më 4 nëntor, ajo tha se BE-ja po zhvillonte dialog me Qeverinë e Kosovës për këtë çështje, duke paralajmëruar se amendamentet rrezikojnë të minojnë përparimin e vendit drejt integrimit evropian.

Në anën tjetër, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, u ka kërkuar deputetëve ta miratojnë ligjin e kthyer nga presidentja dhe më pas të nisin një procedurë të re për ndryshimin e tij.

Gjatë seancës së 12 nëntorit, Çitaku është zotuar se PDK-ja do ta paraqesë nismën e re ligjore të hënën, më 16 nëntor, dhe ka propozuar që amendamentimi të përfundojë brenda 2 javësh.

Tags: kuvendiligji per specialenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

IHMK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

Parashikimi i motit për sot

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Ligji për Specialen sot sërish në Kuvend, BE-ja kërkon konsultime para votimit

Ligji për Specialen sot sërish në Kuvend, BE-ja kërkon konsultime para votimit

IHMK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

Parashikimi i motit për sot

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën