TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryesia kërkon opinion ligjor për dekretin e presidentes për Ligjin e Speciales

Kryesia e Kuvendit sot ka kërkuar opinionin nga Zyra Ligjore e Kuvendit të Kosovës se çka ndodhë nëse tejkalohen afatet ligjore për rrëzimin e vetos së presidentes për Ligjin për Specialen. Gjithashtu, u tha se brenda kësaj jave sillet nisma e re ligjore për Specialen.

by Fetije Kamberi
5 minuta ago
0 0
A A

Si çdo të hënë, takimin e kanë në sallën e mbledhjeve.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës për më shumë se një orë diskutuan për mbajtjen e seancës së re.

E nga aty, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se kanë vendosur që t’i mbajnë dy seanca në këtë javë.

“Sa i përket ligjit për Dhomat e Specializuara që është rikthyer nga presidentja, ne si kryesi e kuvendit kërkuam një opinion në raport me veprimin e radhës sepse sipas rregullores së kuvendit, pas kthimit të një ligji në Kuvendin e Kosovës, komisioni përkatës i ka katër javë për ta proceduar raportin në seancën plenare. Ky afat tashmë ka përfunduar dhe nga personat përgjegjës, përkatësisht nga drejtoria ligjore kemi kërkuar se çka ndodhë në rrethanat në qoftë se ky afat kalohet”, tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kryekuvendarja tha se nisma e re për Gjykatën Speciale procedohet brenda kësaj jave por pa diskutim paraprak publik.

“Se çka përmban ajo do ta diskutojmë kur ajo të procedohet. Por duhet të theksoj se në raport me këtë çështje nuk kemi pasur ndonjë problem përmbajtjesor. Çështjet kanë qenë krejtësisht të natyrës procedurale”, u shpreh Haxhiu.

Për nismën e re foli edhe ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

“Kjo nismë gëzon unitetin e plotë politikë e qytetarë në Kuvendin e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundërshtari ynë politikë edhe ditën kur e kemi proceduar ligjin, edhe ditën kur e kemi miratuar, është edhe sot, por përkundër hendekut të madh mes nesh dhe dallimeve të thella politike që kemi në qeverisje, UÇK-ja është një vlerë që na bashkon të gjithëve”, tha ajo.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës në një takim me Bashkimin Evropian, kanë kërkuar nga BE-ja kërkim falje për incidentin e ndodhur gjatë koncertit në hapje të Forumit të Zgjerimit në Bruksel.

“Ka një javë që po presim një lloj kërkim falje institucionale e formale ndaj republikës, për të sqaruar këtë incident, për të siguruar që janë marrë masa. Unë, si kryesuese, kam dërguar letër te Marta Kos dhe përfaqësuesit e tjerë të BE-së”, tha Jehona Lushaku-Sadriu, shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Kurse, qëndrimi i Aleancës ka qenë që të enjten të thirret në interpelancë kryeministri Albin Kurti për Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por sipas tyre, është shtyrë për javën tjetër.
“Aleanca ka pasur një interpelancë për kryeministrin Kurti, që ndërlidhet me kërkesën tonë për të diskutuar dialogun strategjik me SHBA-në”, tha Besnik Tahiri-shef i Grupit Parlamentar të Aleancës.

Te enjten është seanca e rregullt plenare.

Ndërsa një seancë vetëm me pyetje parlamentare pritet të mbahet të premten.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

​Në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit më 26 nëntor

26 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, ish-bashkëpunëtorët e tij kërkojnë drejtësi

26 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, ish-bashkëpunëtorët e tij kërkojnë drejtësi

EKSKLUZIVE | Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkoj falje gjithë shqiptarëve

EKSKLUZIVE – Babai i Endrit Azemit thotë se djali e mashtroi edhe familjen për sëmundjen e leukemisë

Kryeziu: Ligji për Specialen s’mund të ketë efekt pa përfunduar procedurat në Gjykatën e Apelit në Hagë

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Apeli i vendimit të Hagës- mbrojtja ka kohë deri të premten ta bëjë njoftimin

Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

Dosja e Prokurorisë për Endrit Azemin që mashtroi se kishte leukemi: U kthye në Kosovë kur iu bllokuan llogaritë bankare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën