Në hyrje të vendlindjes së Jakup Krasniqit, në fshatin Negroc, më 26 nëntor do të bëhet përurimi i lapidarit kushtuar kësaj figure të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përurimi do të bëhet në orën 12:00. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar nipi i Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi.
Jakup Krasniqi në fundjavë përfundoi vizitën në familje në Prishtinë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Jakup Krasniqit në gjykimin e shkallës së parë në Hagë iu shqiptuan 25 vjet burgim, ndërsa ekipi mbrojtës i tij, sikundër edhe i tre drejtuesve të tjerë të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, po bëjnë përgatitje për procesin në Gjykatën e Apelit.




