TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kritika projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë, IKD gjen shkelje të kushtetutës

Probleme në reformën për drejtësi janë evidentuar nga Insituti i Kosovës për Drejtësi. Në disa prej ndryshimeve të ligjeve të iniciuara nga Ministria e Drejtësisë, janë gjetur shkelje të Kushtetutës.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Kritika projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë, IKD gjen shkelje të kushtetutës

Është paralajmëruar kontrolli i Integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mirëpo, edhe zyrtarët që do ta kryjnë këtë kontroll, do të kontrollohen nga zyrtarë të tjerë.

Me plotësim ndryshimet e ligjeve për KPK dhe KGjK, zyrtarët që do të bëjnë kontrollin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të kontrollohen nga Policia e Kosovës.

Kjo risi, vlerësohet nga Insituti i Kosovës për Drejtësi se shkel Kushtetutën dhe përbën rrezik për politizim të vlerësimit.

“Lënia në mandat të Policisë së Kosovës të kontrollit të zyrtarëve të Njësisë për Kontrollimin e Integritetit, paraqet sipas IKD-së një shkelje kushtetuese për arsye se, neni 128 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që flet për fushëveprimtarinë, ku ndër të tjera thotë se Policia mban përgjegjësi për ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Kosovës. Pra, sipas Kushtetutës këto janë dy fushat e vetme mbi të cilat policia e Kosovës ka mandate”, ka thënë Melos Kolshi nga IKD.

Si problematike në fazën e konsultimeve publike, po shihet afati kohor.

Komentet për shtatë projektligje, sipas IKD-së janë kufizuar nga afati kohor prej pesëmbëdhjetë ditësh.

“Kur publiku kishte pesëmbëdhjetë ditë pune afat për të dhënë komente për gjithsej shtatë projektligje, Ministria e Drejtësisë nuk shqyrtoi mundësinë e zgjatjes së afatit për komente, siç e përcakton rregullorja. Zgjatja e afatit siç e lejon rregullorja do të ndihmonte në përmirësimin e transparencës dhe përfshirjen më të madhe të palëve të interesuara dhe individët, që dëshirojnë të japin kontributin e tyre. Një afat kaq i shkurtër, mund të përceptohet si tendencë për minimizimin e kritikave dhe shpejtimin e procedurave për miratimin e ligjeve”, tha Ariana Rexha.

Këto dhe përplasjet e herë pas hershme, mes Këshillave dhe Ministrisë së Drejtësisë, po konsiderohet se shpërfaqin mosgatishmërinë e këtyre institucioneve për reforma në drejtësi.

“Kemi parë në vazhdimësi kritika publike nga ana e politikës ndaj KGJK-së dhe KPK-së, kemi parë “një luftë” në distancë mes këtyre mekanizmave. Kjo fatkeqsisht e ulë besimin e publikut dhe e ulë besimin se këta institucione me të vërtetë kanë interes të përbashkët për ta adresuar reformën në drejtësi”, tha Ehat Miftaraj.

Në gjetjet e IKD-së, thuhet se ndryshimi në projektligj që përcakton Mbikëqyrjen e Akademisë së Drejtësisë nga Komisioni për Legjislacion, është polizitim i institucionit dhe ndërhyrje e ekzekutivit në një institucin të pavarur.

Tags: kritikaMDprojektligjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Një javë nga sulmi në veri, Kurti: Kemi qenë dëshmitarë të dhunës e kërcënimeve

“Milan Radoiçiq bëhet miliarder, por e humb pushtetin në Veriun e Mitrovicës”

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën