TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​KPM me rregullore të re për monitorimin e mediave gjatë fushatës zgjedhore

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
​KPM me rregullore të re për monitorimin e mediave gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryezë me përfaqësues të institucioneve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile rreth obligimeve, përgjegjësive e sfidave të mediave gjatë zgjedhjeve. Aty u kërkua nga mediat që të jenë të balancuara dhe t’iu japin hapësirë të barabartë të gjitha subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti, tha se Ligji për Zgjedhjet kërkon nga mediat të paraqesin në mënyrë të drejt dhe të paanshme të gjitha subjektet politike të certifikuara.

Përkitazi me këtë, ai tha se KMP-ja ka hartuar një rregullore të re, ku i mundëson mediave të kenë më të lehtë dhe të qartë obligimet e veta gjatë fushatës zgjedhore.

“Ligji kërkon nga vet mediat që të sigurojnë që të gjitha subjektet politike të certifikuara përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme në emisionet gjatë fushatave zgjedhore. Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij obligimi ligjor e ka KMP-ja, duke kërkuar që të nxjerr një udhëzues që siguron kushte të barabarta dhe mosdiskriminuese për qasje në kohën e reklamimit, shpalosjen e çmimit të hapësirës reklamuese që i vihet në dispozicion partive politike… KMP-ja ka iniciuar hartimin një rregullore të re për sjelljen e mediave gjatë fushatës zgjedhore. Qëllimi i kësaj rregullore është fillimisht përmbledhja e të gjitha dispozitave ligjore në një vend, në mënyrë që mediat të kenë më të lehtë dhe më të qartë për obligimet e veta gjatë fushatës zgjedhore. Qëllimi i dytë është që të vendosen specifikacione për obligimet që janë lënë në kompetencë KMP-së dhe në theks të veçantë në vendosjen e kufirit, sasinë e kohës që transmetuesi mund t’ia shesë secilit subjekt politik”, tha ai.

Ndërkaq, drejtoresha e departamentit për demokraci në OSBE, Pascale Roussy, tha se është e domosdoshme që gjatë fushatës zgjedhore të 9 shkurtit të ketë një mbulim të balancuar medial për të gjitha subjektet politike.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi një rregullim medial, si një mënyrë për të rregulluar mbulimin e balancuar medial. Duhet të kuptohet se një aspekt shumë i rëndësishëm është që të gjendet balanci i duhur për respekt ndaj pavarësisë editoriale. Është shumë e rëndësishme që profesionistët e mediave të marrin vet masa pozitive, duke respektuar dhe mbuluar në mënyrë të përgjegjshme fushatën zgjedhore”, tha ajo.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili tha se ky institucion për herë të parë do të monitorojë organizimin e takimeve të partive politike, për veprimtarit e fushatës së zgjedhjeve dhe atyre reklamuese.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike për herë të parë do të monitorojë organizimin e takimeve, veprimtarive të fushatës së zgjedhjeve. Po ashtu edhe fushatat reklamuese, materialet të tjera promovuese të subjekteve politike që do të certifikohen për pjesëmarrjen në këto zgjedhje… Këto raporte do të shfrytëzohen si informacione me qëllim të evidentimit dhe krahasimit me të dhënat e deklaruara të fushatës së zgjedhjeve që do të dorëzohen nga subjektet politike”, deklaroi ai.

Në anën tjetër, komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, tha se gjatë fushatës zgjedhore është e rëndësishme respektimi i privatësisë i qytetarëve.

“Në procesin zgjedhor do të kemi një rol të rëndësishëm. Ne do të jemi kujdestar të asaj se çfarë mediat janë duke bërë në raport me qytetarët e thjeshtë. Të keni parasysh se kur flasim për privatësinë, privatësia është një e drejt relative dhe ajo absolute. Andaj dallon privatësia kur flasim për një figurë publike, një politikan dhe dallon shumë kur kemi të bëjmë me qytetarë të thjeshtë”, tha Sogojeva.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të fillojë me 11 janar./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës shpall në kërkim Kujtim Koqin nga Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Policia e Kosovës shpall në kërkim Kujtim Koqin nga Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Tejkaloi në shiritin emergjent – shoferi identifikohet dhe ndëshkohet

Në rajonin e Gjilanit brenda javë u shqiptuan mbi 1500 gjoba trafiku

​Sot Dita Ndërkombëtare e Familjes

​Sot Dita Ndërkombëtare e Familjes

​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Policia e Kosovës shpall në kërkim Kujtim Koqin nga Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Policia e Kosovës shpall në kërkim Kujtim Koqin nga Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Tejkaloi në shiritin emergjent – shoferi identifikohet dhe ndëshkohet

Në rajonin e Gjilanit brenda javë u shqiptuan mbi 1500 gjoba trafiku

​Sot Dita Ndërkombëtare e Familjes

​Sot Dita Ndërkombëtare e Familjes

​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK: Sulmet hibride ndaj profileve të Lumir Abdixhiku do të raportohen në polici

Protesta në rrugë e Njësi Speciale me maska: Çka ndodhi mbrëmë në Skënderaj?

Protesta në rrugë e Njësi Speciale me maska: Çka ndodhi mbrëmë në Skënderaj?

Marta Kos sot në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin – kjo është agjenda e saj

Marta Kos sot në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin – kjo është agjenda e saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën