TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova U20 humb ndeshjen për pozitën e pestë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kosova U20 humb ndeshjen për pozitën e pestë

Basketbollistët e grupmoshës U20 të Kosovës e kanë humbur ndeshjen për plasman prej pozitës së pestë deri në të tetën, në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Të shtunën gjatë ditës në Jerevan të Armenisë, Kosova pësoi humbje nga të rinjtë e Britanisë së Madhe me rezultatin 71:61. 

Shkëputjen e madhe në rezultat, britanikët e bënë në pjesën e parë.

Në dhjetë minutat e para të ndeshjes, Britania e Madhe i realizoi 22 pikë, ndërsa e ndali Kosovën në vetëm shtatë pikë të realizuara.

Çereku i dytë u mbyll 19:15 në të mirë të Britanisë së Madhe, që në pushim shkoi me 19 pikë epërsi, 41:22.

Dy periudhat e fundit i fitoi Kosova, por pa arritur që ta shkrijë disavantazhin e thellë, ndonëse u afrua shumë në rezultat.

Erolt Rrahmani i kishte statistikat më të mira te Kosova U20. Në 35 minuta, ai i realizoi 12 pikë, katër kërcime e katër topa të vjedhur. Rron Dahsyla e mbylli ndeshjen me 11 pikë, katër kërcime e tri asistime, kurse Dren Kastrati pati nëntë pikë e dy kërcime.

Kombëtarja U20 e Kosovës në basketboll pati paraqitje shumë të mirë në fazën grupore. Në Grupin D të Kampionatit Evropian të Divizionit B, Kosova U20 pati tri fitore e një disfatë në grup me Turqinë, Hungarinë, Suedinë dhe Shqipërinë. Fitoi ndaj Suedisë, Shqipërisë e Hungarisë, por humbi në ndeshjen e fundit të grupit nga Turqia. Nga pozita e dytë avancoi në çerekfinale, ku u mposht nga Zvicra e kësaj grupmoshe të premten mbrëma.

Tani do të luajë për vend të shtatë ndaj Irlandës.

Ky ballafaqim zhvillohet të dielën nga ora 11:30.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dellova mungon tek Amedspori ndaj Eyupsporit

Dellova mungon tek Amedspori ndaj Eyupsporit

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Zhegrova, shpëtimtari i Spallettit te Juventusi?

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Trajneri Kuyt i beson Muriqit, starton ndaj Goztepes

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Kurti: Nisma për ndryshimin e ligjit e ngutshme, por e mbështesim

Kurti: Nuk do të na ndalin në synimin tonë që pasurimi të jetë në përputhje me të hyrat

Protestuesit ndalen te Kryeprokurori i Shtetit dhe KPK-ja, kërkojnë shkarkime e ndjekje penale

Protestuesit ndalen te Kryeprokurori i Shtetit dhe KPK-ja, kërkojnë shkarkime e ndjekje penale

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

IPK tregon shkeljet nga zyrtarët policorë që u suspenduan për rastin e Arlinda Zekaj

Sa i kushtoi Izraelit lufta me Iranin?

Presidenti iranian thotë se Teherani është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin me Anakaranë

Gjermania kërcënon me bojkotim të Eurovisionit nëse Izraeli përjashtohet

Të rinjtë gjermanë i drejtohen Merzit me letër të hapur para protestave masive të paralajmëruara

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Istog dhe Ferizaj

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane jep dorëheqjen nëntë muaj para përfundimit të mandatit

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane jep dorëheqjen nëntë muaj para përfundimit të mandatit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën