Turneu Ndërkombëtar i Xhudos “Adem Jashari” 2026 do të organizohet më 15 nëntor në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë sportistë nga Kosova dhe gjashtë shtete të tjera.
Përveç xhudistëve nga Kosova, në këtë garë ndërkombëtare do të marrin pjesë edhe sportistë nga Sllovakia, Mali i Zi, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Polonia dhe Maqedonia e Veriut.
Organizimi i këtij turneu bëhet nga Federata e Xhudos e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e Xhudos “Polici”, i cili do të jetë organizator teknik.
Turneu “Adem Jashari” është një ngjarje sportive që mbledh garues nga vende të ndryshme, ndërsa organizatorët kanë ftuar dashamirët e xhudos që të jenë të pranishëm për t’i përcjellë garat nga afër.
Turneu do të mbahet në Sallën e Sportit të Pallatit të Rinisë, me fillim nga ora 10:00, të dielën.











