Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albena Reshitaj, ka kritikuar gjendjen në sistemin shëndetësor në Kosovë, duke thënë se problemet në këtë sektor nuk lidhen me mungesën e buxhetit, por me keqmenaxhimin e tij.
Ajo ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për mënyrën se si e ka trajtuar rastin e pacientes që vdiq nga kanceri dhe mungesa e terapisë.
“Çdo vit qeveria e ka rritur buxhetin për shëndetësinë dhe nuk është që i ka munguar buxheti Ministrisë së Shëndetësisë, por është keqmenaxhuar brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera”, ka deklaruar Reshitaj për emisionin “Ditari” në Tëvë1.







