TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputetja Haxhiu paralajmëron shtrenjtim të rrymës deri në 20%

by Teve1
9 minuta ago
0
A A
Deputetja Haxhiu paralajmëron shtrenjtim të rrymës deri në 20%

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke thënë se kjo mund të paralajmërojë rritje të faturave të energjisë elektrike nga 15 deri në 20 për qind.

Në seancën plenare të Kuvendit, deputetja Haxhiu ka thënë se qytetarët duhet të përgatiten edhe për fatura më të larta, pavarësisht nëse do të kenë energji elektrike të mjaftueshme.

“E keni dëgjuar ministren Rizvanolli duke thënë edhe këtu në sallën e Kuvendit, në seancën e kaluar, se do ta kemi një dimër të vështirë. Dimër të vështirë dhe një situatë jo të lehtë, kjo nuk është asgjë tjetër, vetëm një paralajmërim për një rritje, sa unë jam informuar, uroj mos të jetë ashtu, 15 deri në 20 për qind. Pra, rritje në faturat e qytetarëve. Por, mos të harrojmë diçka. Është dimri që po vjen dhe koha kur na vijnë familjarë prej diasporës. Të dashur, njerëzit tanë që jeni kudo në diasporë, përgatituni për faturat, edhe nëse nuk keni rrymë, por faturat t’i keni me rritje. Por mbi të gjitha, klimat e vendosura që ministrja shumë herë ka thënë ‘Blini ato klima’, tash ato normal që nuk ngrohin, për shkak se faturat janë aty”, tha ajo.

Haxhiu ka kritikuar edhe trajtimin e faturimit të energjisë elektrike në komunat veriore, duke pretenduar se qytetarët serbë atje nuk janë përballur me rritje të faturave, ndryshe nga qytetarët në pjesët e tjera të vendit. Ajo ka rikujtuar edhe ndërprerjen e pagesave të energjisë elektrike në atë pjesë të Kosovës.

“Por një gjë mos ta harroj, atë fjalën që e tha ministrja pak më herët: Mos harroni qytetarët e vendit. Faturat që u shkojnë qytetarëve serbë në komunat veriore kurrë nuk i kanë rritur. Asnjëherë. Asnjëherë. Pra, qytetarët e komunave veriore, po flas për qytetarët serbë, nuk ka pasur rritje, ka pasur dikur njerëz që i kanë ndalë zot këtij vendi dhe ia kanë ndalur ato pagesat”, ka deklaruar Haxhiu.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në replikën e saj me deputeten Teuta Haxhiu, ka thënë se përgjegjës për rrjetin e distribucionit të energjisë elektrike është KEDS-i ndërsa mbikëqyrjen e saj e bën ZRrE-ja.

“Po flitni për reduktime shpesh ose për ndalje ose për prishje të tjera. Më lejoni t’ju përkujtoj që përgjegjës dhe pronar për rrjetin e distribucionit është KEDS, një kompani private e privatizuar, ndërsa ZRrE-ja, e cila i raporton Kuvendit, është autoriteti i vetëm që e mbikëqyr. Në fakt, në legjislacionin e ri që e kemi sjellë këtu në Kuvend, të cilin shpresoj që do ta miratoni së shpejti, kemi paraparë edhe përforcim të kompetencave dhe masave që Zyra e Rregullatorit të Energjisë mund t’i ndërmerr në rastet e shkeljeve nga operatorët”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka folur edhe për parkun solar në Kramovik, duke thënë se punimet për ndërtimin e tij janë duke vazhduar me ritëm të përshpejtuar.

“Duke qenë se parkun solar në Kramovik e përmendët dy herë tashmë, më lejoni t’ju informoj që projekti është duke u vijuar, ndërtimi është duke u bërë dhe atë në mënyrë të përshpejtuar. Kështu që ky është një lajm i mirë, besoj, për të gjithë, ndoshta përveç atyre që dëshirojnë që projekti të dështojë për t’ia atribuuar këtë Qeverisë Kurti”, ka deklaruar Rizvanolli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​​Ymeri dhe Rizvanolli debatojnë në Kuvend për energjinë elektrike

​​Ymeri dhe Rizvanolli debatojnë në Kuvend për energjinë elektrike

Përplasje në Kuvend për energjinë: PDK kërkon përgjegjësi, Rizvanolli mbron tarifat

Përplasje në Kuvend për energjinë: PDK kërkon përgjegjësi, Rizvanolli mbron tarifat

​Ministri Hoti mohon se u është hequr statusi i dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve

​Ministri Hoti mohon se u është hequr statusi i dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve

Shukri Buja kritikon PDK-në: Janë bërë gabime të mëdha dhe janë ndryshuar qëndrimet politike

Shukri Buja kritikon PDK-në: Janë bërë gabime të mëdha dhe janë ndryshuar qëndrimet politike

​Kosova nikoqire e xhudistëve nga Evropa në turneun “Adem Jashari”

I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, dyshohet për spiunazh te BIA serbe

I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, dyshohet për spiunazh te BIA serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën