TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova fillon stërvitjet për miqësoret e qershorit

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kosova fillon stërvitjet për miqësoret e qershorit

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të dielën ka nisur përgatitjet në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

“Dardanët” do të përballen me Armeninë, më 6 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë, në të njëjtin stadium, kundër Komoreve.

Përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion pothuajse të gjithë ekipin, me përjashtim të Ismet Lushakut, Lumbardh Dellovës, Florent Hadërgjonajt dhe Leart Paqaradës, të cilët kanë punuar në mënyrë individuale në hotel për arsye rikuperimi.

Mbrojtësi i Luzernit, Ismajl Beka, pas stërvitjes u shpreh i motivuar për miqësoret e radhës.

“Jam shumë i lumtur për ftesën dhe seanca e parë stërvitore ka qenë shumë e mirë. Jemi stërvitur mirë dhe atmosfera është shumë pozitive me të gjithë bashkëlojtarët. Shpresoj që kjo atmosferë të vazhdojë edhe në ditët në vijim”.

“Jemi shumë të motivuar sepse e dimë çfarë cilësie kemi –e kemi dëshmuar edhe kundër Islandës dhe me promovimin në Ligën B. Shpresoj që do t’i fitojmë të dyja miqësoret dhe të arrijmë rezultate pozitive”, ka thënë Beka.

Ndërkohë, mesfushori i skuadrës rumune Cluj, Meriton Korenica, u shpreh i gëzuar për rikthimin në ekipin kombëtar.

“Jam shumë i lumtur që jam sërish pjesë e Kombëtares. Shpresoj që në këto dy ndeshje të japim maksimumin dhe unë do të jem gjithmonë i gatshëm për fanellën dardane. Dua që në ekipin kombëtar të vazhdoj kontinuitetin që e kam pasur me klubin”.

“Këto dy miqësore janë shumë të rëndësishme për të na motivuar edhe më shumë, sepse në kualifikimet e shtatorit duhet të japim maksimumin. Shpresoj që secili nga ne të japë gjithçka nga vetja, sepse ia kemi borxh shtetit tonë”, ka thënë Korenica.

Kosova synon që me këto miqësore të përgatitet sa më mirë për ciklin kualifikues të Botërorit, që do të fillojë në muajin shtator.

Kujtojmë që, “Dardanët” janë pjesë e Grupit B dhe do të zhvillojë ndeshje në sistemin vajtje-ardhje kundër Suedisë, Zvicrës dhe Sllovenisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Unai Simon portieri më i mirë

Unai Simon portieri më i mirë

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën