TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në organizimin për nder të Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, që u mbajt në Prizren, raporton teve1.info

Sipas komunikatës për medie të dërguar nga Kuvendi i Kosovës, Konjufca duke uruar komunitetin turk për Ditën Kombëtare, shprehu vlerësimin e lart për kontributin e tyre të dhënë në shtetndërtimin e Kosovës.

“Komuniteti turk i Kosovës është shembulli më i mirë se shetet jodomosdoshmërisht identifikohen vetëm me komunitetin shumicë. Turqit e Kosovës janë komuniteti që shtetin e Kosovës e përjetojnë si shtetin e tyre, sepse kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës dhe po kontribuojnë çdo ditë në forcimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit tha se është shumë krenar që Republika e Kosovës është model rajonal dhe evropian i trajtimit të barabartë konstitucionalisht e politikisht të të gjitha komuniteteve.

Kryetari Konjufca tha se Kosova garanton të gjitha të drejtat dhe liritë për të gjitha komunitetet për të kultivuar identitetin e tyre etnik e kombëtar, gjuhësor e kulturor.

Kryetari i Kuvendit theksoi se qytetarët turq të Republikës së Kosovës janë plotësisht të integruar, jo vetëm në jetën politike e institucionale, por në çdo sferë të jetës shoqërore, ekonomike, kulturore, arsimore, etj., thuhet në komunikatë.

“Kjo bashkëjetesë paqësore e vëllazërore e komunitetit turk me komunitetin shqiptar, si dhe me komunitetet tjera, ishte një urë e fuqishme e lidhjes dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, tha kryetari Konjufca, duke shtuar se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike, si një vend mik i shqiptarëve dhe një aleat i rëndësishëm i NATO-s.

Kryetari Konjufca vlerësoi lart angazhimin e partive politike turke në Kuvendin e Kosovës në interes të përgjithshëm shtetëror të Kosovës, si dhe falënderoi delegacionin e Republikës së Turqisë për mbështetjen e sinqertë dhe të fuqishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë organizim morën pjesë edhe deputetë, ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë të Kosovës, zyrtarë të qeverisë turke, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, si dhe mysafirë të shumtë.

Në fund për të pranishmit u shfaq një program i pasur kulturo-artistik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot 27-vjet nga Dita e Çlirimit të Prishtinës

Sot 27-vjet nga Dita e Çlirimit të Prishtinës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmime të reja për derivatet në Kosovë, nafta lirohet për 1 cent

​Këto janë rezultatet pas numërimit të 99.40% të votave

Mbi 2 mijë vendvotime të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Sot nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

Sot 27-vjet nga Dita e Çlirimit të Prishtinës

Sot 27-vjet nga Dita e Çlirimit të Prishtinës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmime të reja për derivatet në Kosovë, nafta lirohet për 1 cent

​Këto janë rezultatet pas numërimit të 99.40% të votave

Mbi 2 mijë vendvotime të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Sot nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

27-vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe

27-vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe

​Nis sonte Botërori 2026

​Nis sonte Botërori 2026

Parashikimi i motit për të shtunën

Temperaturat bien, mot i paqëndrueshëm gjatë ditës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën