Në fjalën e saj, presidentja Shiroka-Pula vlerësoi kontributin e mërgatës në historinë e Kosovës, duke theksuar rolin e saj në rezistencën paqësore, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit.
Ajo çmoi përkushtimin e bashkatdhetarëve tanë në Hungari, i cili me punën e tyre kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe forcon lidhjet mes dy vendeve.
Shiroka-Pula inkurajoi bizneset e mërgatës që të shqyrtojnë mundësitë për investime në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për përvojën, dijen dhe energjinë e bashkatdhetarëve të saj.
Ajo po ashtu vlerësoi praninë e rreth 300 studentëve nga Kosova në institucionet e arsimit të lartë në Hungari, teksa falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm për vendin tonë, duke theksuar se dyert e atdheut mbeten të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në të ardhmen e tij.
Kujtojmë, presidentja Justina Shiroka-Pula, po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut të saj hungarez Andras Baka. Kjo është vizita e saj e parë zyrtare jashtë vendit pasi mori zyrtarisht postin e presidentes më 6 tetor.







