Brenda një viti shkollor organizojnë teste të ndryshime për nxënësit.
Por, vlerësimeve për punën që e bëjnë, nuk i shpëtojnë as vet mësimdhënësit.
Një proces i tillë, nis përmes vlerësimit të brendshëm në shkollën ku punojnë mësimdhënësit.
Ndërsa i gjithi ka të bëj me punën brenda një viti shkollor.
“Komisioni formohet në fillimi të vitit shkollor, monitorohet nga drejtori, nga kolegët, nga mësimdhënësit por është edhe vetëvlerësimi ku mësimdhënësi e vlerëson vetën, ku janë pikët, ku nën 80 pikë nuk rilincencohet, mbi 80 po, 40 pikë i ka drejtori, 25 pikë është vetëvlerësimi 25 është nga koleget edhe 10 nga nxënësit”, deklaroi Sadri Emini, zëvendës-drejtor i shkollës fillore “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.
E këto testime tashmë kanë përfunduar në shkollën aneksin e parë të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.
Ndërsa Faruk Foniqi, Koordinatori i Cilësisë, tregon se cili është qëllimi i këtij vlerësimi.
“Vlerësimi i brendshëm mate pesë fushat e cilësisë, ndër to është edhe mësimdhënia dhe të nxënit dhe disa fusha të tjera dhe janë në interes dhe pjesë kyçe e cdo shkolle. Prandaj ky proces dhe vlerësimi i përformancës janë dy tregues që shkolla dhe niveli kolektiv i shkollës se si përfomon në ato fusha dhe cilat janë nevojat për ndërhyrje për përmiresim. Prandaj këto dy dokumente janë më së të nevojshme që shkolla të nxjerrë plane konkrete dhe bazuar në dëshmi”, theksoi Foniqi.
E këtij procesi të brendshëm, do t’i nënshtrohen edhe mësimdhënësit e shkollës “Emin Duraku në Prishtinë.
“Këtë vit meqenëse jemi stabilizuar në proces mësimor në lidhje me integrimin e nxënësve mësimdhënësve jemi shkrirë në një institucion edhe këtë vit e kemi afatin kohor që të përfundojë vlerësimi i brendshëm në pesë fusha të cilësisë, përgatitjet vetëm se kanë filluar dhe brenda kësaj periudhe deri ka fundi i muajit mars, fillimi i prillit procesi do të përfundoj”, tha Visar Osmani, drejtor i shkollës fillore “Emin Duraku” në Fushë Kosovë.
Përkrahje për këtë formë testimi, ka dhënë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit.
“Përmes këtij vlerësimi që bëhet do të kuptojnë mësimdhënësit nëse aty këtu kanë një ngecje, do të kuptojnë aty se ku e kanë ngecjen dhe do të kenë mundësi përmes mbështetjes profesionale, organizimit të trajnimeve të ndryshme të përmirësojnë aty ku sado pak çalojnë”, deklaroi Vjollca Shala nga SBASHK.
Pas përfundimit të vlerësimit të brendshmit, mësimdhënësit vlerësohet edhe nga jashtë përmes inspektorëve profesional të angazhuar nga Ministria e Arsimit.






