Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur në ditën kur në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
“Ne presim vetëm një vendim – aktgjykim lirues”, është shprehur Konjufca.
Ai ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte mbrojtëse dhe se synimi i saj ishte liria e popullit të Kosovës.
“Sot jemi duke pritur një vendim dhe ky vendim është një gjykim lirues ndaj katërshes së UÇK-së. Lufta jonë ishte mbrojtëse dhe kishte një qëllim – lirinë e popullit tonë”, ka thënë Konjufca.







