Dy kompani kosovare po e prezantojnë potencialin e industrisë vendore në një prej panaireve më të rëndësishme ndërkombëtare të sektorit të energjisë elektrike, në Këln të Gjermanisë.
Elektra dhe Elektro Plus morën pjesë në panairin ndërkombëtar të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.
Këto prezantuan produkte të prodhuara në Kosovë, me synimin për të depërtuar edhe më fuqishëm në tregun evropian.
Elektra prezantoi panelet e tensionit të ulët, të dedikuara për industri dhe trafostacione.
Kursea Elektro Plus para të pranishmëve, ekspozoi transformatorët e fuqisë.
Përmes këtyre produkteve, kompanitë dëshmuan kapacitetet prodhuese dhe cilësinë e industrisë kosovare, duke e shfaqur punën e tyre para një audience ndërkombëtare.
Pjesëmarrja në këtë panair përbën një mundësi të rëndësishme për krijimin e kontakteve të reja, shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e partneriteteve me klientë dhe kompani nga tregu evropian.
Produktet e prodhuara në Kosovë, e të prezantuara në Këln të Gjermanisë, u pa si një tjetër mundësi për ta prezantuar potencialin vendor përtej kufijve të vendit.






