TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Von der Leyen paralajmëron rishpërndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes

by teve1
6 minuta ago
0
A A
Von der Leyen paralajmëron rishpërndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar rishpërndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në favor të vendeve që kanë shënuar përparimin më të madh në zbatimin e agjendës së reformave.

Ajo e bëri këtë njoftim në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në Bruksel.

“Sa i përket Planit të Rritjes, ne jemi shumë të interesuar që fondet e qasshme të përdoren. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi, sepse paratë janë në dispozicion dhe duhet të investohen për të arritur rezultate”, deklaroi von der Leyen në një konferencë për media.

Ndonëse nuk i përmendi emrat e vendeve, burime të Radios Evropa e Lirë brenda Bashkimit Evropian kanë konfirmuar në mënyrë jozyrtare se fondet shtesë do t’i përfitojnë Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Bëhet fjalë për paratë që Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina i kanë humbur përgjithmonë, për shkak të mospërmbushjes së reformave.

Këto tri vende kanë humbur në mënyrë të pakthyeshme një pjesë të fondeve nga Plani i Rritjes, pasi nuk i kanë respektuar afatet për zbatimin e reformave.

Ende nuk dihen shumat e sakta, përkatësisht sa para ka humbur secili prej tyre dhe sa fonde shtesë do të përfitojë secili prej tri vendeve të tjera.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është paketa më ambicioze financiare e BE-së për rajonin.

Ai kap vlerën e gjashtë miliardë eurove, prej të cilave dy miliardë janë grante, ndërsa katër miliardë kredi me kushte të favorshme.

Qëllimi i tij është t’i afrojë vendet e rajonit me Tregun e Përbashkët të BE-së dhe të përshpejtojë rritjen e tyre ekonomike.

Fondet ndahen dy herë në vit, vetëm pasi vendet t’i zbatojnë reformat e dakorduara në agjendat e tyre përkatëse të reformave.

Të gjitha reformat kanë afate të përcaktuara kohore dhe fondet humbin përgjithmonë nëse këto afate nuk respektohen.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Bruksel në kuadër të samitit të rregullt me Bashkimin Evropian, i cili shërbeu edhe si mundësi që institucionet evropiane të riafirmojnë përkushtimin ndaj politikës së dyerve të hapura për vendet e rajonit, me kusht që ato të shënojnë përparim në reformat e nevojshme për afrimin me strukturat evropiane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Lufta kundër krimit të organizuar po vazhdon” – Pozhari për të arriturat e Qeverisë Kurti

“Lufta kundër krimit të organizuar po vazhdon” – Pozhari për të arriturat e Qeverisë Kurti

Kompanitë kosovare “Elektra” dhe “Elektro Plus” prezantojnë suksesshëm produktet në Këln të Gjermanisë

Kompanitë kosovare “Elektra” dhe “Elektro Plus” prezantojnë suksesshëm produktet në Këln të Gjermanisë

Ekskluzive: Qeveria synon ndryshimin e Ligjit që t’ia mundësojë Bashkim Jasharit edhe një mandat pesëvjeçar, ani pse Ligji aktual nuk e lejon këtë

Ekskluzive: Qeveria synon ndryshimin e Ligjit që t’ia mundësojë Bashkim Jasharit edhe një mandat pesëvjeçar, ani pse Ligji aktual nuk e lejon këtë

Nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan me organizim për 28 Nëntor

Therret me thikë një person në Prishtinë

Ekstradohet nga Belgjika në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Barcelona me lehtësi mposht Sabahun në Baku

Barcelona me lehtësi mposht Sabahun në Baku

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën