Salla u mbush plot.
Nxënës e mësimdhënës të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, erdhën në teatrin qytetit të Gjilanit.
Në programin artistik të organizuar për festën e 28 Nëntorin, ishin edhe prindërit e përfaqësues nga niveli lokal.
E me intonimin e himnit kombëtar nisi edhe ceremonia.
Para të pranishmëve i pari foli drejtori i shkollës, Ilir Vokshi.
Ai u shpreh se me organizime të tilla, nxënësit nuk po e harrojnë të kaluarën e popullit.
Për këtë organizim të shkollës i përgëzoi drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi.
Këtu u prezantuan edhe të arriturat e nxënësve të shkollës.
Amar Zymeri tregoi se si ka ndërtuar shtëpinë ku u ngrit flamuri shqiptar në Vlorë.
Nxënësit kishin organizuar edhe disa pika artistike.
Nga kënga për Gjergj Kastriotin – Skënderbeu deri te këngë patriotike.






