TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KOMF dhe Labyrinth: Mosha e përdorimit të parë të drogave ka rënë në 16 vjeç, kërkohen masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
KOMF dhe Labyrinth: Mosha e përdorimit të parë të drogave ka rënë në 16 vjeç, kërkohen masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) dhe organizata Labyrinth kanë bërë thirrje për veprime urgjente dhe të koordinuara nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përdorimi i substancave narkotike.

Sipas reagimit të tyre, Kosova vazhdon të përballet me sfida serioze në parandalimin, identifikimin dhe trajtimin e fëmijëve që bien viktimë e abuzimit me droga.

Këto organizata theksojnë se numri i përgjithshëm i përdoruesve të substancave narkotike në vend vlerësohet të ketë kaluar shifrën prej 35 mijë, ndërsa çdo vit po rritet edhe numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që përdorin droga.

Bazuar në të dhënat e Labyrinth, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë nga 18 vjeç në vitin 2018 në 16 vjeç në periudhën e fundit.

Në reagim thuhet se marihuana mbetet substanca më e përdorur në Kosovë. Ndërkohë, pas një rënieje të përdorimit të heroinës deri në vitin 2018, vitet e fundit është vërejtur një rritje e lehtë e përdoruesve të saj, veçanërisht në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Po ashtu, evidentohet një rritje e shpejtë e përdorimit të kokainës në popullatën e përgjithshme.

Sipas KOMF dhe Labyrinth, faktorët që ndikojnë te fëmijët për të filluar përdorimin e drogave janë të shumtë, duke përfshirë disponueshmërinë e substancave narkotike, traumat në fëmijëri, mungesën e informimit për rreziqet, presionin shoqëror dhe kureshtjen.

Ata paralajmërojnë se përdorimi i drogave sjell pasoja të rënda për shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve, si dhe probleme sociale, kriminalitet dhe barrë të konsiderueshme financiare për familjet.

Në reagim vlerësohet se Kosova ende nuk ka programe të mjaftueshme parandaluese dhe rehabilituese, ndërsa mungojnë shërbimet e qasshme për identifikimin e hershëm të fëmijëve dhe të rinjve që përdorin substanca narkotike.

Gjithashtu, organizatat theksojnë mungesën e ekipeve mobile në komunitet, reparteve të specializuara për fëmijë dhe ekipeve multidisiplinare që do të mundësonin trajtim dhe rehabilitim efektiv.

Sipas tyre, profesionistët nuk kanë burimet e nevojshme as për të mbështetur prindërit dhe kujdestarët në trajtimin e fëmijëve që janë viktima të abuzimit me droga.

Për këtë arsye, KOMF dhe Labyrinth kërkojnë rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e përdorimit të drogave, zhvillimin e programeve të strukturuara për parandalimin dhe trajtimin e varësisë, si dhe krijimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët dhe të rinjtë.

Sipas tyre, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet adoleshentëve për të parandaluar fillimin e hershëm të përdorimit të drogave, ndërsa njëkohësisht duhet të fuqizohen edhe prindërit përmes programeve mbështetëse që do t’i ndihmonin në kujdesin dhe rehabilitimin e fëmijëve të tyre.

Tags: DrogaKOMFLabyrinthTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza i përgjigjet kritikës: Edhe familjes së Rexhep Selimit i kam shkruar për takim

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

A duhej pritur Apeli? Njohësit ndajnë qëndrime për kompensimin e viktimave në Hagë

1 mijë e 600 garues marrin pjesë në maratonën e Prishtinës

1 mijë e 600 garues marrin pjesë në maratonën e Prishtinës

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza i përgjigjet kritikës: Edhe familjes së Rexhep Selimit i kam shkruar për takim

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Vritet një person në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

A duhej pritur Apeli? Njohësit ndajnë qëndrime për kompensimin e viktimave në Hagë

1 mijë e 600 garues marrin pjesë në maratonën e Prishtinës

1 mijë e 600 garues marrin pjesë në maratonën e Prishtinës

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Përleshje në Prizren, lëndohet një polic – katër persona arrestohen

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Të dyshuarit ikin nga Policia në Gjakovë, pësojnë vetaksident gjatë arratisjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën